Politike

Kërkoi shpërblim për efektivët, Rama-Bashës: Mendon se Covid është Sudja me thasë më para dhe vijon avazin, do të të

9 Prill 2020, 13:13 Nga DOSJA
Kërkoi shpërblim për efektivët, Rama-Bashës: Mendon se

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kërkesës së kryeopozitarit Lulzim Basha, pasi ky i fundit kërkoi shpërblim për efektivët e policisë. Në një status në rrjetet sociale, kryeministri shkruan se Basha dhe Partia Demokratike nuk duan të ndihmojnë, por mendojnë se Covid-19 është Sudja me thasë me para.

Sipas Ramës, Shqipëria do ta fitojë këtë luftë dhe PD-së do t’i mbetet vetëm turpi dhe dështimi, duke shtuar së selia blu vazhdon avazin e vjetër me 7*7=42, dhe ëndërron protesta të mëdha për nesër.

“LBPD nuk mendon si të ndihmojë,se as nuk do as nuk di, po vazhdon avazin e vjetër 7×7=42 dhe ëndërron protesta të mëdha nesër,duke i thënë popullit sot se Covidi është Sudja me thasë me para! Shqipëria do ta fitojë këtë luftë dhe LBPD do t’i mbetet vetëm turpi e dështimi i radhës,”– shkruan Rama.

Lulzim Basha ka kërkuar që të jepet shpërblim për të gjithë efektivët e Policisë që janë në krye të detyrës në një kohë kur vendi po përballet me koronavirusin. I maskuar dhe me doreza, Basha takoi efektivët e policisë në rrugën e Elbasanit, për të cilët i kërkoi shpërblim qeverisë në këtë kohë pandemie.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi lulzim basha edi rama koronavirusi ne shqiperi lulzim basha

Sondazh

Poll