Politike

Përgjysmimi i pagave për 3 muaj/ Thirrja e Ruçit për koronavirusin, ja kush janë krerët e institucioneve që hoqën dorë

9 Prill 2020, 12:30 Nga DOSJA
Përgjysmimi i pagave për 3 muaj/ Thirrja e Ruçit për

TIRANË– Kryeparlamentari Gramoz Ruçi, më 2 prill iu drejtua me një thirrje drejtuesve të institucioneve për përgjysmimin e pagës së tyre për një periudhë tremujore, si një shenjë solidariteti për përballimin e pasojave të pandemisë COVID-19.

Shumica e drejtuesve të këtyre institucioneve iu përgjigjën menjëhere thirrjes dhe kanë marrë masat përkatëse. Dje dhuruan rrogën e tyre, kryeprokurori Olsian Çela dhe kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj. Ndërkohë sot guvernatori Gent Sejko, edhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, administratorët dhe drejtorët e Bankës gjithashtu kanë dhuruar pagën e tyre.

Thirrjes së Ruçit i janë përgjigjur dhe anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami, Ilir Toska, Brikena Ukperaj, Dritan Hallunaj, Erjon Muharremaj  dhe Fatmira Luli. Nuk ka munguar as kontributi i avokates së Popullit Erinda Ballanca, KLP, ILDKPKI, AMA etj., të cilët kanë zgjedhur që të japin kontributin e tyre për tejkalimin e krizës.

JA EMRAT QË U PËRGJIGJËN

Më datën 2 prill, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, iu drejtua me një thirrrje drejtuesve institucioneve të pavarura kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj, për përgjysmimin e pagës së tyre për një periudhë tremujore, në shenjë solidariteti për përballimin e pasojave të pandemisë COVID-19. Shumica e drejtuesve të këtyre institucioneve iu përgjigjën menjëhere thirrjes dhe kanë marrë masat përkatëse. Në Bankën e Shqipërisë thirrjes iu përgjigjën, përveç Guvernatorit Gent Sejko, edhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, administratorët dhe drejtorët e Bankës. Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, përvec përgjysmimit të pagës së vet, u bëri thirrje edhe vartësve të tij në Prokurorinë e Përgjithshme dhe prokuroritë e rretheve të bëjnë të njëjtin veprim, si detyrim moral. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, mori vendim për përgjysmimin e pagës deri në fund të vitit 2020. Thirrjes së Kryetarit të Kuvendit I janë pergjigjur pozitivisht anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami, IlirToska, Brikena Ukperaj, Dritan Hallunaj, Erjon Muharremaj dhe Fatmira Luli. Njëkohësisht KLDGJ u përcolli thirrjen e z. Ruçi të gjithë gjykatave për t’u solidarizuar në mënyrë vullnetare. Thirrjes së Kryetarit të Kuvendit i janë përgjigjur deri tani edhe Avokatia e Popullit Erinda Ballanca, Këshilli Lartë i Prokurorisë, Inspektori i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe i Konfliktit të Interesit, Shkëlqim Ganaj, Autoriteti i Mediave Audioviozive, Kryetari i Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi; Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës Juliana Latifi; Komisionerja për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha; Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, Petrit Ahmeti; Kryetari i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Donald Duraj; Drejtuese e komanduar e Institutit të Statistikave, Elsa Dhuli dhe anëtarja eKomisionit të Prokurimit Publik, Lindita Skeja.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruci koronavirusi ne shqiperi gramoz ruci koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll