Politike

Banorët e Thumanës në çadra, PD akuza qeverisë, Salianji: Kamera, show, ERTV; vetëm kaq u ofron qytetarëve Edi Rama! (VD)

9 Prill 2020, 12:59 Nga DOSJA
Banorët e Thumanës në çadra, PD akuza qeverisë,

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji akuzon kryeministrin Edi Rama se ka gënjyer banorët e Thumanës, të cilët që pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, kanë ngelur pa shtëpi. Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Salianji i bën thirrje Ramës të heqë dora nga propaganda.

REAGIMI I PLOTË:

Kamera, show, ERTV; vetëm kaq u ofron qytetarëve Edi Rama. Një ditë bën propagandë me fatkeqësitë e qytetarëve të Thumanës, të cilët që pas tërmetit shkatërrimtar kanë mbetur pa shtëpi, ditën tjetër asgjë nuk ndryshon.  Asnjë tullë nuk vihet për muret e shtëpive të pabanueshme, asnjë tjegull për t’u siguruar një çati mbi kokë. Ndihmat nuk ekzistojnë dhe familjet vijojnë të enden në rrugëve!  Mjaft më me propagandë! Mjaft luajte role të denja për teatër në kurriz të fatkeqësive të familjeve shqiptare!

Banorët e Thumanës jetojnë sot mes frikës së infektimit nga koronavirusi dhe pasojave të tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Ditën e sotme, në Thumanë kanë shkuar mjetet e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, të cilët kanë nisur me prishjen e banesave të dëmtuara. Dje në Thumanë ishte edhe vetë kryeministri Edi Rama dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, të cilët panë nga afër gjendjen e punimeve. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se do t’u jepet prioritet ndërtimit të banesave individuale duke premtuar edhe njëherë se banorët do të futeshin brenda para Vitit të Ri.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike banoret e thumanes edi rama ervin salianji banoret e thumanes edi rama ervin salianji

Sondazh

Poll