Politike

“Qeveria të subvencionojë qiratë, të paktën 50%”, PD thirrje Ramës: Mirato paketën e re ekonomike, biznesi ka nevojë

9 Prill 2020, 13:16 Nga DOSJA
“Qeveria të subvencionojë qiratë, të paktën

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar sot ku shprehet se mbështet kërkesën e biznesit për ndërhyrje emergjente financiare, e cila mund të shpëtojë dhjetëra mijëra vende pune. Në një deklaratë nga selia blu, nënkryetari i PD, Edmond Spaho u shprehet se kërkesa e biznesit është e ndershme dhe qeveria duhet t’i mbështesë, e të mos u japë para oligarkëve.

Spahu u shpreh më tej se Qeveria duhet ta miratojë pa vonesë paketën e re, pasi çdo ditë që kalon është një ditë pa oksigjen për ekonominë e mijëra familjeve. “Qeveria ka para për të realizuar këto kërkesa që mbajnë hapur qindra mijëra vende pune. Mjafton që Edi Rama të sakrifikojë aferat e 10 klientëve të tij me 120 milionë euro koncesione dhe të sakrifikojë shpenzimet e luksit për zyra e fasada”, u shpreh më tej ai.

DEKLARATA E PLOTË

Shqipëria është vendi i vetëm në Europë që masat shtrënguese për qytetarët nuk i ka shoqëruar me masa të plota lehtësuese për ta. Megjithëse jemi në javën e pestë të shpërthimit të epidemisë, paketa e qeverisë, megjithëse anemike dhe gjysmake, akoma nuk është zbatuar. Biznesi i vogël që punëson me qindra mijëra qytetarë është më i prekuri, pasi pjesa më e madhe është përjashtuar nga paketa e ndihmës. Prej të paktën dy javësh i kemi kërkuar qeverisë që të miratojë një paketë tjetër, por akoma nuk ka asgjë konkrete. Qeveria vepron shumë ngadalë, qeveria jep shumë pak. Edhe përfaqësuesit e biznesit njëzëri kanë kërkuar të veprohet, pasi vonesa e qeverisë në shpalljen dhe zbatimin e një pakete të dytë shtesë po i shtyn ata drejt falimentit dhe mijëra të punësuar drejt papunësisë!

Partia Demokratike mbështet plotësisht përfaqësuesit e dhomave të tregtisë, industrisë dhe shoqatat e sipërmarrjes private në Shqipëri në kërkesën unanime për ndërhyrje emergjente financiare, në mënyrë që të dhjetëra mijëra vende pune të mos mbyllen. Kërkesat e biznesit, njësoj si propozimet e bëra prej nesh, janë të ndershme. Ato duhet të dëgjohen nga qeveria. Çdo biznes i prekur nga masat antiCOVID duhet të përfitojë përjashtim apo shtyrje të pagesave për detyrimet fiskale qendrore apo lokale.  Qeveria duhet të subvencionojë qiratë, të paktën në masën 50%. Këtë e bën Kosova prej gati një muaji. Këtë ka mundësi financiare ta bëjë edhe Shqipëria, nëse qeveria ndihmon realisht bizneset dhe jo koncesionet e oligarkëve. Qeveria duhet të subvencionojë pagat e punonjesve per bizneset që kane renie te ndjeshme te prodhimit dhe shitjeve te tyre. Kjo masë ndihmon mbajtjen hapur të vendeve të punës.

Qeveria duhet të rishikojë skemën e garancisë sovrane për të lehtësuar realisht biznesin me kërkesa të thjeshtuara dhe norma interesi që përballohen nga buxheti. Qeveria ka para për të realizuar këto kërkesa që mbajnë hapur qindra mijëra vende pune. Mjafton që Edi Rama të sakrifikojë aferat e 10 klientëve të tij me 120 milionë euro koncesione dhe të sakrifikojë shpenzimet e luksit për zyra e fasada. Qeveria duhet ta miratojë pa vonesë paketën e re! Çdo ditë që kalon është një ditë pa oksigjen për ekonominë e mijëra familjeve!. Paketa e re duhet të jetë reale, që nuk ka në fokus propagandën, por që ndihmon vërtet biznesin dhe shpëton mijëra vende pune sot në rrezik!

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edmond spaho masat kunder covid 19 plani ekonomik per koronavirusin edi rama edmond spaho masat kunder covid 19 plani ekonomik per koronavirusin

Sondazh

Poll