Aktualitet

Vetëm 7 ditë tek Infektivi, del nga spitali 52-vjeçari nga Dobraçi! Për dy javë s’do t’i afrohet 9 familjarëv

9 Prill 2020, 12:48 Nga DOSJA
Vetëm 7 ditë tek Infektivi, del nga spitali 52-vjeçari nga

TIRANË– Një tjetër person lë spitalin Infektiv, duke mposhtur koronavirusin. Pas 7 ditësh i shtruar, është dërguar në shtëpi 52-vjeçari nga Dobraçi i Shkodrës.

Përgjigjja e tamponit të tij ka rezultuar negative ditën e sotme, ndërkohë që ai ishte i vetmi nga gjithsej 10 të infektuar në rrethin e tij familjar, që ishte shtruar në spital prej disa ditësh. 52-vjeçari do të karantinohet veç familjarëve të tij për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.

Ndërkohë në vend numërohen 409 persona të infektuar me Covid-19, ndërsa 22 të tjerë kanë humbur jetën. Numri i të shëruarve ka shkuar në 165. Harta e të prekurve është zgjeruar me 6 raste në Tiranë dhe 3 në Elbasan. Qeveria dhe mjekët bëjnë thirrje që qytetarët të respektojnë masat e marra për COVID-19.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shkoder koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shkoder koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll