Aktualitet

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë i dhuron Policisë së Shtetit mijëra maska dhe doreza, i jep edhe 110 litra dezinfek

9 Prill 2020, 12:12 Nga DOSJA
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë i dhuron Policisë së

Tiranë- Komunitetet fetare ndihmojnë Policinë e Shtetit në këto ditë të vështira, pasi në vend është përhapur COVID-19. Policia e Shtetit ka njoftuar së fundmi se Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë u ka dhënë maska, doreza dhe dezinfektantë.  Në njooftim thuhet se Kisha i ka dhuruar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, 1000 maska, 1000 doreza dhe 110 litra dezinfektant.

Njoftimi i Policisë:

Një tjetër donacion në maska, doreza dhe dezinfektantë, për mbrojtjen e punonjëse të Policisë, kësaj radhe ka ardhur nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë.

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë i ka dhuruar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, 1000 maska, 1000 doreza dhe 110 litra dezinfektant.

Hirësia i Tij Asti Chritos Bakallbasi u shpreh: “E kishim menduar prej kohësh, por tani mundëm që t’i siguronim. Ofrojmë dhe ne diçka, meqenëse ju jeni në frontin e parë të luftës. Ne ju kemi në lutjet tona të përditshme. Zoti qoftë me ju, t’ju ndriçojë dhe t’ju fuqizojë”.

Drejtori i DVP Tiranë Rebani Jaupi është shprehur: “Ju falënderojmë për këtë kontribut dhe që na keni futur në listën e prioriteteve, pasi misioni juaj i vërtetë është që të ndihmoni njerëzit në nevojë. Policia ka nevojë për mbështetje në këtë situatë, pasi jemi në frontin e parë të luftës kundër këtij armiku të padukshëm. Dëshiroj që nëpërmjet jush t’u jap një mesazh të gjithë qytetarëve, të cilët në këto ditë të vështira të vazhdojë të ruajnë me rigorozitet të gjitha ato orientime të cilat qeveria dhe mjekësia i jep. Të ruajmë njëri-tjetrin. Gjesti juaj nëpërmjet këtyre maskave na ndihmon shumë që në kontaktin që ne kemi me qytetarët t’i mbrojmë ata, të mos i infektojmë familjarët tanë, kështu që zinxhiri të ndërpritet”. Policia e Shtetit, bashkë me mjekët, infermierët, forcat e armatosura, zjarrfikëset etj., mbeten në vijën e parë të frontit për përballjen e Koronavirusit. #QëndronëShtëpi #Solidaritet. 

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kisha i dhuron maska policisë kisha ortodokse autoqefale e shqipërisë kisha i dhuron maska policisë kisha ortodokse autoqefale e shqipërisë

Sondazh

Poll