Aktualitet

‘Vendos lente, mund t’i ngjitet koronavirusi’/ GJKKO urdhëron ISHP t’i marrë tamponin Florenc Llanajt, ç&

9 Prill 2020, 12:21 Nga DOSJA
‘Vendos lente, mund t’i ngjitet koronavirusi’/ GJKKO

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka pranuar kërkesën e Florenc Llanaj për të bërë testin e koronavirusit duke udhëruar ISHP-në që të testojë të burgosurin. Avokati Arbër Hoxha ka arsyetuar se Llanaj duhet të vendosë lente duke prekur sytë për shkak të problemeve me shikimin dhe rrezikon që në qeli të marrë koronavirusin duke qenë se ai ngjitet edhe përmes kontaktit.

Për shkak të pritjes së rezultateve nga tamponi, seanca gjyqësore u shty për në datë 15 Prill, por në rast se Llanaj rezulton pozitiv, seanca mund të zhvillohet edhe më herët. 

Florenc Llanaj, është një ndër personat e arrestuar gjatë operacionit të bujshëm të Forcave Speciale në Sarandë dhe disa qytete të tjerë.

Operacioni u zhvillua në muajin maj të vitit 2019, ku 14 persona ranë në pranga, mes të cilëve edhe i konsideruari si koka e grupi, Kejdi Sadushi, një i sapoliruar nga burgu në Greqi dhe i rikthyer në Korçë për të riaktivizuar grupin e kanabisit. Bashkë me të u arrestuan edhe zv.drejtori i Spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj, dhe futbollisti i ekipit të “Delvinë” Adrian Xhibro, me të cilët mbante kontakt kreu i bandës njohur me nofkën “Kosta”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet florenc llanaj koronavirusi ne shqiperi florenc llanaj koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll