Aktualitet

Firma private dëmtoi rrjetin në zonën e ‘Tregut Elektrik’, disa zona në Tiranë pa energji elektrike

9 Prill 2020, 11:28 Nga DOSJA
Firma private dëmtoi rrjetin në zonën e ‘Tregut

Tiranë- Ditën e sotme, disa zona në Tiranë kanë ngelur pa energji elektrike, pasi një firmë private teksa po punonte në rrugën, në zonën e ‘Tregut Elektrik’ ka dëmtuar rrjetin 20kv. OSHEE njofton se kanë ngelur pa energji elektrike, Fusha e “Ali Demit”, zona përballë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, zona e Gjeologjika, Tregu Elektrik, zona pranë “Piro Mani”.

Njoftimi i OSHEE-së:

Dëmtohet rrjeti 20kV, mbeten pa energji elektrike zona “Ali Demi”. Për shkak të dëmtimit të rrjetit 20kV pranë zonës së “tregut elektrik” nga një firmë private që po punon për shtrimin e rrugës, kanë mbetur pa energji 7 kabina që furnizojnë këto zona në Tiranë:

Fusha e “Ali Demit”, zona përballë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, zona e Gjeologjika, Tregu Elektrik, zona pranë “Piro Mani”. Grupet e punës së OSSH janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dëmtohet rrjeti në zonën e ‘tregut elektrik’ disa zona në tiranë pa energji dëmtohet rrjeti në zonën e ‘tregut elektrik’ disa zona në tiranë pa energji

Sondazh

Poll