Politike

Abuzimi me tenderin 1.5 mln euro/ PD kallëzoi ministren Xhaçka, SPAK nis hetimet për Rezervat e Shtetit

9 Prill 2020, 11:49 Nga DOSJA
Abuzimi me tenderin 1.5 mln euro/ PD kallëzoi ministren Xhaçka, SPAK

TIRANË– Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimet lidhur me tenderin 1.5 mln eurosh për ushqimet e Rezervave të Shtetit. Disa ditë më patë, Partia Demokratike kallëzoi në SPAK, ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçkën dhe dy kompanitë “Eurovia” dhe “Xpert Systems” shpk. 

PD pretendon se kompania që fitoi tendetin mes dhjetra mijë të tjerave, shtoi si subjekt tregëtimin e ushqimeve vetëm 6 ditë para hapjes së garës, dhe se më parë ka qënë e përfshirë vetëm në elektronikë. Gjithashtu kompania fitese e ka bazën në Maqedoninë e Veriut. 

Ditën e denoncimit të tenderit, ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj doli dy herë në një deklaratë për shtyp duke kërkuar një sqarim, por pas heshtjes nga pala tjetër vendosi që depozitonte kallëzimin në SPAK.  PD kallëzoi më 5 prill ministren Olta Xhaçka për 6 vepra penale, konkretisht: “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”, “Shpërdorimit të detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror”.

PD kërkoi nga Prokuroria nisjen e hetimeve, për të vërtetuar që ishin një organ i pavarur i drejtësisë. Ndërsa ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe kryeministri Edi Rama kanë reaguar shkarazi lidhur me akuzat, të cilat i kanë cilësuar thjesht të pavërteta. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike “eurovia” olta xhacka partia demokratike spak tenderi per rezervat e shtetit “eurovia” olta xhacka partia demokratike spak tenderi per rezervat e shtetit

Sondazh

Poll