Politike

Me maskë, Basha takon efektivët tek ‘Rruga e Elbasanit’, kërkesë qeverisë: Shpërblim edhe për policët

9 Prill 2020, 08:52 Nga DOSJA
Me maskë, Basha takon efektivët tek ‘Rruga e Elbasanit’,

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka kërkuar që të jepet shpërblim për të gjithë efektivët e Policisë që janë në krye të detyrës në një kohë kur vendi po përballet me koronavirusin. 

Basha shkruan se është dëshmitar i kushteve të vështira në të cilat po punojnë ‘blutë’ e vendit, duke rrezikuar infektimit nga pandemia. Ai gjithashtu ka postuar edhe një foto, ku është takuar me disa efektivë në rrugën e Elbasanit, pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

“Mbështes plotësisht kërkesën e drejtë të Sindikatës së Policisë për shpërblim suplementar për punonjësit e policisë. Ashtu si çdo qytetar i këtij vendi jam dëshmitar për kushtet e vështira në të cilat ata po punojnë. Pas personelit shëndetësor, punonjësit e policisë janë në vijën e parë dhe ndër më të ekspozuarit ndaj rrezikut. Ata janë në shërbim me dhe pa orar në të gjithë vendin. I bëj thirrje qeverisë që të gjejë mundësinë për të akorduar shpërblim financiar për punonjësit e policisë në krye të detyrës, dhe u kërkoj qytetarëve bashkëpunim të plotë dhe mirëkuptim e mbështetje për punonjësit e policisë në mënyrë që bashkarisht dhe duke u mbështetur tek njeri-tjetri ta tejkalojmë këtë situatë me sa më pak dhimbje,”-shkruan Basha. 

Efektivët e Policisë, janë në krye të detyrës duke patrulluar të gjithë rrugët e qyteteve për të ruajtur karantinën. Megjithatë deri më tani, kryeministri Edi Rama nuk ka njoftuar asnjë shpërblim për ta. Ndërkohë ka akorduar 1000 euro shpërblim për të gjithë mjekët dhe infermierët që përballen në ‘vijën e parë’ me të infektuarit nga koronavirusi.

Sot është konfirmuar edhe infektimi i një efektivi të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërkohë u është marrë tamponi edhe  5 policëve të tjerë, të cilët kanë pasur kontakt me të infektuarin.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha shperblim per efektivet e policise koronavirusi ne shqiperi lulzim basha shperblim per efektivet e policise

Sondazh

Poll