Bota

Shërohet pacientja më e re me koronavirus në Itali, foshnja dy muajshe dhe ëma e saj dalin nga spitali

9 Prill 2020, 13:08 Nga DOSJA
Shërohet pacientja më e re me koronavirus në Itali, foshnja dy

ITALI– Në itali përhapja masive e koornavirusit ka prekur pothuajse të gjitha grupmoshat, prandaj edhe një foshnje 2 muajshe që u tha se është e infektuara më e re nga virusi, ka dalë nga spitali.

Sipas mediave të huaja foshnja e ka fituar betejën e ashpër me këtë virus vdekjeprurës dhe është larguar nga spitali në Bari ku edhe ishte e shtruar.

Foshnja nuk kishte më as temperaturë apo ethe dhe ka dalë nga spitali së bashku me të ëmën, e cila është shëruar totalisht nga virusi kanë thënë mjekët në spitalin ku ajo ishte shtruar.

Nëna me foshnjen e saj u shtruan në spital në Bari prej datës  18 mars. Deri më tani Italia ka rregjistruar 17,669 viktima nga koronavirusi, më shumë se çdo vend tjetër në botë, dhe ka mbi  100 mijë të infektuar.

Për fatin e mirë dje u shënua edhe numri më i ulët i vdekjeve nga koronavirusi deri më tani, 542 të vdekur brenda 24 orëve.

1.5 milionë njerëz, janë infektuar nga koronavirusi në mbarë botën dhe kanë vdekur 88,000 prej tyre. Pasi Kina vuri në kontroll gjithçka, epiqendra e re është bërë Amerika, ku janë regjistruar 432,000 të infektuar dhe më shumë se 14.800 të vdekur. Vetëm brenda një ditë kanë vdekur thuajse 2 mijë persona. Spanja dhe Italia, janë vendet më të prekura nga virusi, ku shifrat janë alarmante. Në Spanjë janë shënuar respektivisht 148,220 të prekur dhe 15 mijë viktima. Italia megjithatë ka më shumë viktima se Spanja, plot 17,669. Gjithashtu edhe në Ballkan ka mijë raraste, në Greqi, Serbi,Maqedoni e Kosovë, ndërsa në Shqipëri janë 409 të infektuar dhe 22 të vdekur.

Burimi:  news18.com

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Bota 9 Prill 2020, 12:06

MBRETËRI E BASHKUAR– Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë përçuar gëzim në prag të Pashkëve, tëk për nxënësit dhe mësuesit në një shkollë fillore në M...