Bota

Pështyu para policit, dënohet me 3 muaj burg burri në Zelandën e Re

9 Prill 2020, 11:41 Nga DOSJA
Pështyu para policit, dënohet me 3 muaj burg burri në

ZELANDË E RE- Masat për mbrojtjen nga koronavirusi janë mjaftë drastike në mbarë botën, me gjoba të larta e deri në dënim me burg.

Por sëfundmi një burrë në Zelandën e Re është burgosur me tre muaj, sepse pështyu para një polici.

Ai u shpall fajtor gjatë seancës në Gjykatën e qarkut në New Plymouth, ndërkohë policia nuk ka pranuar të jap komente të tjera.

“Në mjedisin ku ndodhi incidenti ne kemi identifikuar pështymën si një rrezik përshkallëzues për zyrtarët e policisë dhe komunitetin dhe nuk do të tolerohet.”- thuhet në deklaratë.

Ndërkohë sipas rregullave që qeveria ka marrë në kuadër të situatës së koronavirusi një qytetar në Zelandën e Re mund të dënohet me 14 vjet burg nëse pështyn ose kollitet përballë një personi tjetër sepse rreziku është shumë i lartë që t’i ngjisë virusin.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme kur dy burra po bisedonin para një polici, njëri nga të ato tregoi se kishte Covid-19 e më pas pështyu para oficerit.

Si rezultat i këtij sulmi, oficeri nuk do të jetë në gjendje të kryejë detyrat e tij brenda komunitetit dhe do të jetë në izolim për 14 ditë, i veçuar nga familja e tij.”- thuhet në një deklaratë të policisë.

Në rang kombëtar Zelanda e Re ka rregjistruar 1.239 raste të konfirmuara me koronavirus.

 Burimi: nzherald

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne zelanden e re koronavirusi ne zelanden e re

Sondazh

Poll