Bota

Mbi 15 mijë viktima/ Kryeministri Sanchez thotë se Spanja e ka prekur pikun e Covid-19

9 Prill 2020, 12:04 Nga DOSJA
Mbi 15 mijë viktima/ Kryeministri Sanchez thotë se Spanja e ka prekur

SPANJË– Spanja së shpejti do të fillojë procesin e lehtësimit të masave aktuale të bllokimit të vendit për të shmangur koronavirusin, lajm ky që është bërë me dije nga vet kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, pasi ai i kërkoi Parlamentit të aprovojë kërkesën e tij për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme deri me 26 prill.

“Ne kemi arritur kulmin dhe tani fillon lehëstimi i masave.”– tha Sanchez në Parlamentin spanjoll ku kishte shumë pak deputetë, pothuajse i zbrazur, pasi shumica e ligjvënësve po punojnë nga shtëpia.

Ai paralajmëroi se rikthimi në jetën normale do të jetë “gradual”, në përputhje me ashpërsinë e krizës aktuale shëndetësore.

“Ne po përballemi me kërcënimin më të madh për shëndetin publik global që nga gripi i vitit 1918. Gjëja e fundit që duhet të lejojmë është një hap prapa sepse kjo do të ishte më shumë sesa një pengesë, por do të ishte një rikthim për virusin.“- tha Sanchez, duke shpjeguar se rifillimi i aktivitetit normal do të ndodhte vetëm pas të gjitha fazave që kalon virusi.

Kreu i qeverisë spanjolle tha ndër të tjera se Evropa nuk mund të lejojë të duket ndryshe, kur bëhet fjalë për koronavirusin dhe u bëri thirrje aktivistëve të bashkohen dhe të mbrojnë për një përgjigje të përbashkët për krizën.
“Bashkimi Evropian është në rrezik nëse nuk ka solidaritet kundër virusit.”-tha Sanchez.

Kryeministri spanjoll u tha kandidatëve të opozitës se qeveria e tij po punon për një plan në mënyrë që të risjellë ngadalë normalitetin në vend.

“Ne nuk mund të dimë se në çfarë lloj normaliteti po kthehemi.”- tha ai.

Spanja ka është vendi i dytë më i prekur në botë nga pandemia koronavirusi deri më tani, pas SHBA. Janë rregjistruar pothuajse 150,000 njerëz të infektuar me koronavirus, ndërsa kanë vdekur nga Covid- 19 të paktën 14,792 njerëz.

Arrihet piku 

Pothuajse prej një muaji Spanja ka pasur një përballje të fortë me koronavirusin që javët e fundit u forcua akoma më shumë. Shifrat ditore të të vdekurve arritën afro 1000 por mesa duket tani kulmi u arrit. Pas një jave ulje të njëpasnjëshme ditore në numrin e rasteve të reja të koronavirusit, i cili ra në nivelin më të ulët (3.26%) të hënën (6 prill), shifrat e Spanjës u rritën të martën dhe të mërkurën me 4.05% dhe 4.4% respektivisht, ndërsa sot u shënuan vetëm 683 viktima.

Stabilizimi i kurbës

Ministri i shëndetësisë Salvador Illa u kujtoi ligjvënësve dje se shifrat e koronavirusit kishin arritur një rritje prej 15% në ditë dy javë më parë, dhe 7% vetëm një javë më parë. Pavarësisht rritjes së shifrave këtë javë, për të cilat autoritetet thanë se ishin për shkak të vonesave në përpilimin e të dhënave rajonale gjatë fundjavës, Spanja e kishte kaluar pikun e virusit.

 

“Të dhënat konfirmuan stabilizimin e kurbës, e cila po rrafshohet. Ne kemi arritur kulmin dhe jemi në një fazë të ngadalësimit.”– tha ai, duke shtuar se autoritetet do të hartonin një plan të testimit në masë për të ekzaminuar nivelin e imunitetit ndaj COVID-19 në popullatë, duke filluar me 62,000 teste.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne spanje pedro sánchez koronavirusi ne spanje pedro sánchez

Sondazh

Poll