Bota

Trump e kundërshtoi, Macron mbështet OBSH për sugjerimin që vendet të mbajnë kufijtë hapur

9 Prill 2020, 11:42 Nga DOSJA
Trump e kundërshtoi, Macron mbështet OBSH për sugjerimin që

PARIS– Presidenti Francez Emmanuel Macron ka mbështetur Organizatën Botërore të Shëndetit (WHO) teksa ka zhvilluar një telefonatë me drejtorin e përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus ditën e djeshme, një ditë pasi Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi organizatën ndërkombëtare se ka bërë bërë gabim kur sugjeroi që kufijtë të qëndrojnë hapur.

Ai tregoi se beson tek OBSH dhe ka shprehur mbështetjen e tij për institucionin dhe nuk pranon ta shohë vendin në situatë të vështirë nga virusi,  apo një “luftë” mes  Kinës dhe SHBA.

Më 31 janar, OBSH i këshilloi vendet që të mbanin kufijtë e hapur pavarësisht nga shpërthimi i koronavirusit, megjithëse vuri në dukje se vendet kishin të drejtë të merrnin masa për t’u përpjekur në mbrojtjen e qytetarët e tyre.

Po atë ditë, administrata e Trump njoftoi kufizime për udhëtimet nga Kina. Megjithatë Macron ka treguar se është në anën e Organizatës Botërore të Shëndetit.

Burimi: reuters 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota emannuel macron koronavirusi ne bote obsh trump emannuel macron koronavirusi ne bote obsh trump

Sondazh

Poll