Politike

“Vetëm katër pacientë janë me respiratorë”, Rama tregon kapacitet në spitale: Të gjithë do kenë mundësi t’i për

8 Prill 2020, 18:02 Nga DOSJA
“Vetëm katër pacientë janë me respiratorë”,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se në spitale ka kapacitete për respiratorë. Në një komunikim me qytetarët nga profili i tij në Facebook, Rama tha se nëse 200 pacientë do të kishin nevojë për respiratorë, do të kishin mundësi t’i përdornin. Sipas kryeminsitrit, vetëm 4 pacientë janë me respiratorë dhe kjo ka ndodhur falë masave.

Nëse do kishim 200 veta që do donin respiratorë, të gjithë do kishin mundësi që ta përdornin. Ne tani kemi vetëm 4 veta me respiratorë. Kjo falë masave të marra dhe respektimit të tyre në mënyrë shembullore nga ana juaj. Jemi këtu sot se kemi marrë masa të parët, prandaj duhet të rezistojmë që të dalim ballë lart nga kjo luftë,“- tha Rama ndër të tjera.

Ndërkohë Shqipëria ka më shumë se tre javë e izoluar për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, ndërsa lëvizjet janë kufizuar në daljen e një personi të vetëm për çdo familje. Aktualisht në vend numërohen 400 persona të infektuar me Covid-19, ndërsa 22 të tjerë kanë humbur jetën. Ndërsa 154 qytetarë janë shëruar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll