Politike

HAP PAS HAPI/ Rama tregon si do bëhet lehtësimi i masave: E nisim me makinat private, njësitë tregtare të bëhen gati

8 Prill 2020, 18:27 Nga DOSJA
HAP PAS HAPI/ Rama tregon si do bëhet lehtësimi i masave: E nisim me

TIRANË– Kryeministri Edi Rama shpjegoi hap pas hapi se si do të nisë lehtësimi imasave të marra për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19. Në një bashkëbisedim me qytetarët, nëpërmjet profilit të tij në Facebook, Rama shpjegoi se gjithçka do të nsie me makinat private dhe me njësitë tregtare. Rama theskoi edhe njëherë se po bëhet gati për t’ju drejtuar Parlamentit për ndryshimet në Kodin Rrugor dhe Penal.

Kryeministri shtoi se tashmë shkelja e masave nuk është më kundravajtje administrative që ndëshkohet vetëm me gjobë, por penale, që varion nga gjoba, konfiskim mjeti dhe heqje lirie.

Lehtësimi i masave do të bëhet gradualisht. Këtu nuk bëhet fjalë për mbarimin e një lufte që po presim gjermanin e fundit të largohet dhe do këndojmë himnin. Do fillojë gradualisht hapja e makinave private. Por nëse ti e përdor makinën tënde që shkon në punë, për të bërë edhe gjëra të tjera, apo për të marrë edhe dikë tjetër me vete, atëherë ty të hiqet leja e drejtimit dhe të merret makina. Nuk bëhet fjalë për muaj por për vite. Do të bëhemi gati edhe për hapjen e njësive tregtare. Por të gjithë ata që do hapin dyqanet duhet të përgatiten për masat mbrojtëse, që të jenë gati kur të nisim hapjen. Gjithsesi, siç e lajmërova kemi nisur përgatitjen për t’ju drejtuar Parlamentit për ndryshimet në Kodin Rrugor dhe Penal. Dhe shkelja e masave nuk është më shkelje administrative, por penale dhe çon në heqjen e lirisë tuaj. Ju nuk mund të dilni në lagje e të bëheni rrezik për të gjithë njerëzit.

Nëse shkon në pikën që merr në makinë persona të moshuar, të sëmurë dhe të itur për të cilët ti nuk je i autorizuar, kjo është e patolerueshme. Për popullin nuk ka gjoba. Gjobat dhe ndëshkimet janë për ata që shqetësojnë popullin dhe kërcënojnë shëndetin e popullit dhe vënë në rrezik shëndetin e tyre. Nuk mund të vish ti me Covid në krah e të ma sjellësh mua e të më shkaktosh mort, larg qoftë,”- shpjegoi kryeministri Rama.

Edhe pasditen e sotme, në një status në rrjetet sociale, Rama lajmëroi të njëjtën gjë. Ai shkruante se brenda datës 15 prill do të ketë masa lehtësuese për mënyrën e lëvizjes në vazhdim, ndërkohë që shton se brendat të njëjtii afat, pritet edhe zgjerimi i paketës financiare. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll