Politike

“Të pashë pa maskë”, Rama i përgjigjet qytetarit: Nuk dola në pazar, isha në punë dhe mos ma qaj hallin mua

8 Prill 2020, 18:09 Nga DOSJA
“Të pashë pa maskë”, Rama i përgjigjet

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikave se përse nuk kishte vënë maske gjatë vizitës që bëri në Thumanë. Në një bashkëbisedim me qytetarët në përmjet profilit të tij në Facebook, Rama tha se maska nuk është e detyrueshme për të gjithë, dhe se kur kjo gjë do të ndodhë, do ta vendosë edhe ai.


“Të pashë pa maskë në Thumanë….unë nuk dola në pazar. unë isha në një vend punë, me distancë të sigurtë dhe me gjithçka në rregull. mos ma qaj hallin mua. maska nuk është bërë e detyrueshme, kur ,kjo gjë të bëhet, do ta vendos dhe unë. se çfarë s’po dëgjojmë,”– tha Rama.

Ndërkohë Shqipëria ka më shumë se tre javë e izoluar për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, ndërsa lëvizjet janë kufizuar në daljen e një personi të vetëm për çdo familje.

Aktualisht në vend numërohen 400 persona të infektuar me Covid-19, ndërsa 22 të tjerë kanë humbur jetën. Ndërsa 154 qytetarë janë shëruar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll