Politike

“Kurrë, as në këtë botë e as në tjetrën”, Rama i përgjigjet Opozitës për testet: Rrotulloni pllakën e gramafonit,

8 Prill 2020, 18:18 Nga DOSJA
“Kurrë, as në këtë botë e as në

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk e merr mendjen e Opozitës për nurin e testeve.

Në një bashkëbisedim me qytetarët, teksa iu përgjigj njërit prej tyre, Rama tha se Opozita vazhdon dhe rrotullon pllakën e gramafonit. Kryeministri sqaroi se nuk ka gënjyer për numrin e testeve, por ka thënë se qeveria varet nga strategjia e Komitetit Teknik.

Sot partia e Ndrecës ka dalë sot dhe ka thënë se ne kemi genjyër kur kemi thënë se kemi 2 mijë teste. Unë kam thënë se testet janë pjesë e vendimit të Komitetit Teknik dhe ne do u bindemi atyre. Unë kam thënë se nëse Komiteti teknik do thoshte 2 mijë teste në ditë, ne do i bëjmë edhe 3 mijë edhe 5 mijë. Këta vazhdojnë dhe rrotullojnë pllakën e gramafonit dhe nuk e kuptojnë që jemi në luftë. Kurrë, as në këtë botë dhe as në tjetrën nuk mund të marr mendjen e PD-së për testëet. 7 herë e 7 bëjnë 42. Kurrë! Ne s’na mungon asgjë, na mungon vetëm logjika e asaj që e quan veten Opozitë,”- tha Rama.

Qeveria ka patur përplasje me Opozitën gjatë javëve të fundit, pasi kjo e fundit kërkon testim masvi të shqitarëve për Covid-19, ndërsa kryeministri Edi Rama nuk mendon kështu. një ditë më parë, Rama theksoi se numri i testeve nuk varet nga qeveria, por nga Komiteti Teknik.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll