Politike

Basha i pakënaqur me shifrat e qeverisë: Nuk ka transparencë, ministra e deputetë po kryejnë testin kundër COVID-19

8 Prill 2020, 19:13 Nga DOSJA
Basha i pakënaqur me shifrat e qeverisë: Nuk ka transparencë,

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur mbrëmjen e sotme sërish për numrin e testeve, ku tha se qeveria ka një menaxhim të ulet nga qeveria në këtë aspekt. Në një intervistë për “Euro News”, Basha theksoi se po testohen njerëz të administratës dhe deputetë.

Na mungojnë shifrat dhe nuk e dimë se sa të infektuar ka. Shqipëria është në numër rekord për numrin më të ulët të testimeve në Ballkan dhe Evropë. Një numër i madh në listë janë deputetë dhe zyrtarë. Na thanë se do të vijnë 10 mijë teste, nuk e dimë nëse kanë ardhur se nuk ka transparencë”, tha Basha.

Më tej kreu i PD u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë distancimin social dhe shtoi se mungojnë të dhënat e sakta lidhur me përhapjen e COVID-19 në Shqipëri.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha masat kunder qeverise koronavirusi ne shqiperi lulzim basha masat kunder qeverise

Sondazh

Poll