Politike

Lehtësimi i masave/ Rama: Zgjerojmë paketën e ndihmës ekonomike, makinat private dhe njësitë tregtare të bëhen gati. Bur

8 Prill 2020, 17:30 Nga DOSJA
Lehtësimi i masave/ Rama: Zgjerojmë paketën e ndihmës

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një bashkëbisedim me qytetarët, ku ka treguar masat e reja kundër përhapjes së COVID-19, por dhe disa masa lehtësuese që po studiohen ende nga qeveria. Rama gjatë bashkëbisedimit iu është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve, të cilët kanë pasur paqartësi dhe i kanë kërkuar sqarime.

Rama tha se shkollat, lokalet dhe kufijtë do hapen në fund, kur të festohet dhe fitorja e luftës me COVID-19. Po ashtu kreu i qeverisë bëri me dije se do ketë një paketë të re ekonomike, ku do zgjerohen bizneset që do përfitojnë pagë lufte nga qeveria.

Numri një i qeverisë u shpreh se të gjithë bizneset e vogla, të cilat mund të jenë të hapura por nuk kanë punë do përfitojnë nga ndihma ekonomike. Disa nga bizneset që pëfitojnë janë: rrobaqepsitë, lavanteritë, taksitë, shoferët, gomistët, serviset e makinave, por dhe hidraulikët dhe elektricistët. Kryeministri bëri me dije se shumë shpejt do ketë detajime, ku do tregohet dhe masa e tyre përfituese.

Nga ana tjetër, Rama bëri me dije se të gjitha bizneset që do fillojnë të hapen në ditët në vijim duhet të marrin masat mbrojtëse kundër COVID-19. 

Sipas kryeministri, do të ketë dhe masa shtrënguese, ku do ketë ndryshime në Kodin Penal dhe atë Rrugor, pasi shkelësit e rregullave do kenë dënime të ashpra, sekuestrim të makinës dhe lejes së qarkullimit.

Rama u shpreh i kënaqur me qytetarët dhe me respektimin e masave, por u kërkoi që të vijojnë kështu dhe në ditët në vijim deri në fund të kësaj lufte, të cilën beson se do ta fitojë. Si gjithmonë nuk munguan as akuzat për opozitën, për të cilën Rama u shpreh se nuk mer kurrë mendjen e saj për numrin e testeve që duhen bërë për Covid-19. Kryeministri u shpreh se PD-së i ka ngecur megafoni.

(A.B./ f.m/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama masat kunder covid 19 rama 8 prill 2020 edi rama masat kunder covid 19 rama 8 prill 2020

Sondazh

Poll