Aktualitet

Kërcënoi drejtorin e Ugjencës në Elbasan, procedohet 36-vjeçari që ‘do ta hiqte qafe për 5 mijë €’

  • ‘Të heq qafe për 5 mijë €’, drejtori i Urgjencës tregon sherrin me 36-vjeçarin
  • Burime për Dosja.al bëjnë me dije se sherri ka rreth orës 10:00, në ambientet e Urgjencës të Spitalit Elbasan
    Featured image of article: Kërcënoi drejtorin e Ugjencës në Elbasan, procedohet 36-vjeçari që ‘do ta hiqte qafe për 5 mijë €’

    ELBASAN- Një sherr mes një qytetari dhe drejtorit të Ugjencës ka ndodhur sot paradite në Elbasan. Sipas informacioneve mësohet se një 36-vjeçar ka kërcënuar dhe o fenduar drejtorin e Urgjencës së këtij spitali. 

    Pas njoftimin për ngjarjen, Policia ka mbërritur në ambientet e spitali dhe mësohet se shtetasi R.Ç., 36 vjeç, banues në Elbasan është proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Kanosja”.

    Burime për Dosja.al bëjnë me dije se sherri ka rreth orës 10:00, në ambientet e Urgjencës të Spitalit Elbasan, ku  i riu ka ofenduar dhe kanosur me fjalë shtetasin Ergys Meçi, me detyrë (Drejtori i Urgjencës).

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Tashmë çështja ka kaluar në duart e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme. Po ashtu është marrë në pyetje 36-vjeçari dhe drejtori i Urgjencës, dhe ky i fundit ka treguar si ndodhi ngjarja. “Tentoi të më godasë me çantë. Ndërsa në fund shtoi  ‘të heq qafe për pesë miëj euro’,”– mësohet të ketë thënë Ergys Mici.

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment