Bota

COVID-19 / Turqia nis avionin luftarak plot me ndihma drejt Ballkanit, donacione për Kosovën, Serbinë dhe Maqedonë e Veriut

8 Prill 2020, 12:06 Nga DOSJA
COVID-19 / Turqia nis avionin luftarak plot me ndihma drejt Ballkanit, donacione

Turqi- Ditën e sotme është nisur nga Turqia drejt Ballkanit një  avion ushtarak turk, në të cilin ka ndihma mjekësore për të luftuar COVID-19. Ndihmat mjekësore po dërgohen përmes një aeroplani tip A-400M, që i përket Forcave të Armatosura turke.

“Maska dhe veshje për mjekët do t’i dorëzohen Serbisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, sipas udhëzimit të  Presidentit tonë Rexhep Tajip Erdogan”, tha Ministria e Mbrojtjes gjatë një komunikate. Avioni, së pari do të arrijë në kryeqytetin e Serbisë Beograd dhe më pas do të udhëtojë përkatësisht në Sarajevë, Mal të Zi, Shkup dhe Prishtinë.

Erdogan në 6 Prill njoftoi se vendi do të dhurojë ndihmë mjekësore edhe për Serbinë. Në një letër drejtuar homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiç, Erdogan shprehu mbështetjen e Turqisë për Serbinë, në luftën kundër COVID-19.

“Jam i bindur që masat aktive që keni ndërmarrë që nga dita e parë e luftimit të pandemisë COVID-19 do të ndihmojnë për të zotëruar këtë krizë”,  i tha Erdoanan-Vuçiç-it.

Javën e kaluar, Turqia dërgoi gjithashtu ndihmë mjekësore në Itali dhe Spanjë, vendet më të goditura nga koronavirusi në Evropë.

Burimi: hurriyet.dailynews.com

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 8 Prill 2020, 11:22

GREQI– E përditshmja “Al Jazeera” i ka dedikuar një artikull mënyrës sesi Greqia përballoi më së miri dhe ka filluar me rënien e kurbës së koronavirusit n...

Bota 8 Prill 2020, 10:34

LONDËR– Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson prej 2 ditësh është shtruar në spital, ku edhe po trajtohet nga koronavirusi. Ndërsa qeveria...