Bota

8 Prill 2020, 11:22 Nga DOSJA

GREQI– E përditshmja “Al Jazeera” i ka dedikuar një artikull mënyrës sesi Greqia përballoi më së miri dhe ka filluar me rënien e kurbës së koronavirusit në vend. E krahasuar me Italinë fqinje, sipas “Al Jazeera” shifrat janë si nata me ditën, por cilat ishin vendimet që duhen marrë shembull nga Greqia.

PJESË NGA SHKRIMI:

Rezultati i të gjitha masave të marra ka qënë një numër jashtëzakonisht i ulët i vdekjeve – 81, krahasuar me më shumë 17 mijë në Itali. Edhe duke përafëruar popullsinë, sërish shifra është 40% me e lartë. Krahasuar me anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian, Greqia ka bërë më mirë në luftën kundër koronavirusit, duke shënuar më pak jetë të huaja se Belgjika apo dhe Holanda që kanë GDP shumë herë më të lartë se helenët.

George Pagoulatos, një ekonomist që kryeson Fondacionin Helenik për Politikën Evropiane pajtohet me faktin që Greqia kishte një qasje shumë profesionale që në rastet e para. Arsyet se përse u morën masat sipas ekspertëve, ishte se Greqia ishte e ‘plagosur’ nga kriza e fundit ekonomike. Krizë që çoi edhe në uljen e investimeve në spitalet vendase. Duke marrë parasysh se kishin vetëm 560 shtretër në kujdesin intensive, qeveria greke shtoi numrin duke e çuar në 910 të tillë dhe ka punësuar më shumë se 4,000 mjekë dhe infermierë shtesë. Masë e nevojshme kjo pasi një e katërta e popullsisë së Greqisë është mbi 60 vjeç, ose ndryshe grupmosha më e rrezikuar nga koronavirusi.

E gjitha punë përgatitore duket se është shpërblyer pasi Greqia po përdor vetëm një të dhjetën e shtretërve të saj në terapinë intensive.

Përveç masave të marra në spitale, më 10 Mars, Greqia mbylli shkollat, dhe në javën pasardhëse, kinematë, restorantet dhe dyqanet. Edhe industria më e rëndësishme në vend u sakrifikua, pasi u mbyllen edhe hotelet dhe muzetë. Ndërkohë për të ndihmuar të gjithë qytetarët e mbetur në shtëpi, qeveria ka marrë përsipër që të mbulojë subvencioneve dhe shtyrje të taksave që do të kapin shifrën e 5.1 miliardë eurove.

Deri më tani Greqia ka shënuar 1832 persona të infektuar nga koronavirusi, ndërsa 81 persona kanë ndërruar jetë. Të shëruar deri më tani janë 269 raste pacientësh.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota greqi koronavirusi në greqi greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll

Bota 8 Prill 2020, 10:34

LONDËR– Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson prej 2 ditësh është shtruar në spital, ku edhe po trajtohet nga koronavirusi. Ndërsa qeveria...