Sport

Trajneri i Manchester United ngre peshë zemrat e tifozëve: Jemi klub i madh, do të blejmë futbollistët që duam  

8 Prill 2020, 11:54 Nga DOSJA
Trajneri i Manchester United ngre peshë zemrat e tifozëve: Jemi klub i

ANGLI- Manchester United kërkon të rikthehet ai i dikurshmi, vuajtjet si duket do të marrin fund, klubi anglez duket se e ka shfrytëzuar këtë vit për të hedhur themelet për të ardhmen, me shpresën që të mund të arrijë kualifikimin në Champions League.

Ole Gunnar Solskjaer, trajner i “Djajve të Kuq”, foli për mikrofonat e “Sky Sports”, duke siguruar se nuk do të ketë vështirësi në merkato për të blerë lojtarët që klubi ka piketuar.

“Jam i sigurt se, kur të kthehemi në normalitet, ne do të jemi në gjendje të bëjmë atë që dëshirojmë. Ne duam të jemi më të mirët në gjithçka dhe, pa dyshim, tani është një mundësi për të kaluar më shumë kohë, për të diskutuar për lojtarët, për planet dhe nevojat që kemi.Manchester United është një nga klubet më të mëdha në botë dhe ekonomikisht i fortë. Ne po planifikojmë dhe diskutojmë se çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë mund të bëjmë,”- u shpreh tekniku norvegjez.

(e.ç./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport manchester united ole gunnar solskjaer premier league manchester united ole gunnar solskjaer premier league

Sondazh

Poll