Sport

VIDEO/ Jose Mourinho nxjerr për “piknik” futbollistët e tij, por nuk respekton distancën sociale

7 Prill 2020, 20:59 Nga DOSJA
VIDEO/ Jose Mourinho nxjerr për “piknik” futbollistët e

ANGLI- Në Angli personat e prekur nga koronavirusi vazhdon të rritet, por kjo nuk duket se shqetëson lojtarët anglez. Episodi i fundit i pakëndshëm e sheh José Mourinhon në mesin e protagonistëve, portugezi shihet teksa organizon një mini-seancë stërvitore në park me tre lojtarë si Davinson Sanchez, Ryan Sessegnon dhe Tanguy Ndombele.

Siç është raportuar në Daily Mail, pretendohet se futbollistët kanë shkelur direktivën e qeverisë që ushtrimet dhe përgatitjet në natyrë mund të zhvillohen me një person tjetër të familjes.

Për më tepër, Sanchez dhe Sessegnon u rreshtuan të vrapojnë krah për krah pa respektuar distancën sociale që është dy metra në Angli, siç dëshmohet nga një video e postuar në Twitter.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport josë mourinho josë mourinho

Sondazh

Poll