Sport

Blatter ka një version ndryshe për Botërorin 2022: Vendosi politika, jo korrupsioni

7 Prill 2020, 21:18 Nga DOSJA
Blatter ka një version ndryshe për Botërorin 2022: Vendosi

Sepp Blatter këmbëngul që nuk ka marrë ryshfet për organizimin e Kupës së Botës 2022 në Katar. Ish-presidenti i FIFA-s ka kundërshtuar akuzat për korrupsion për zgjedhjen e Katarit si vendin organizator për Kupën e Botës.

Sipas L’Equipe, Blatter, sidoqoftë, ka konfirmuar një gjë. Sipas tij, zgjedhja e Katarit për 2022-shin ka ardhur për shkak të një ndërhyrjeje politike.

Ai ka thënë se ishte arritur një marrëveshje “xhentëllmenësh” për t’ia besuar Rusisë Botërorin e 2018, ndërsa ai i 2022-shit duhej t’i kishte shkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas ish-presidentit, politika më tej ka ndryshuar gjithçka.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport akuza blatter boteror akuza blatter boteror

Sondazh

Poll