Sport

Alarmi koronavirus, presidenti i FIFA-s sugjeron zgjatjen e kontratave të lojtarëve

7 Prill 2020, 20:24 Nga DOSJA
Alarmi koronavirus, presidenti i FIFA-s sugjeron zgjatjen e kontratave të

FIFA ka marrë disa vendime për vijimësinë e këtij sezoni futbollistik dhe sidomos menaxhimin e situatës së lojtarëve. Më saktë, këto janë ende propozime, si për shembull zgjatja e kontratave në skadencë deri në përfundimin real të sezonit, ndërhyrja në rast të mungesës së akordeve të përbashkëta për pagat, fleksibiliteti për nisjen dhe mbylljen e merkatos.

Kontratat e lojtarëve në skadencë mbyllen në qershor, por FIFA ka ndërmend t’i detyrojë klubet për të rinovuar më tej. FIFA ka përcaktuar kritere për të vendosur në favor të kujt do të shkojnë këto vendime.

“Mendoj se deri tani këto ide nuk i zgjidhin të gjitha problemet, por kemi kohë. Shpresojmë që kjo përpjekje bashkëpunuese të sigurojë një shembull pozitiv se si futbolli mund të tregojë solidaritet dhe bashkim në ditë të vështira si këto”, ka thënë presidenti Infantino.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fifa futboll propozime fifa futboll propozime

Sondazh

Poll