Sport

Romela Begaj: Fatkeqësi që linda në një vend si Shqipëria, kam shpenzuar 70 mijë euro në gjyqe

7 Prill 2020, 18:31 Nga DOSJA
Romela Begaj: Fatkeqësi që linda në një vend si

Peshëngritësja Romela Begaj ka kaluar shumë vuajtje gjatë kësaj periudhe. Dalja pozitiv edhe testit të dytë të dopingut ka shkatërruar karrierën e saj. Në një lidhje me emisionin Fan Zone në Supersport, Begaj ka treguar për të gjitha peripecitë që kaluar, duke fajësuar shtetin shqiptar që sipas saj nuk e ka mbrojtur.

“Më vjen shumë keq që e them, por është fatkeqësi që kam lindur në një shtet të vogël dhe pa mbrojtje. Jam krenare që jam shqiptare, por ato dieta ushqimore që jepnin është një skandal i vërtetë. Nuk kisha asnjë përkrahje, edhe pse janë shumë medalje që kam sjellë në Shqipëri. Puna e dënimit është një çështje e thellë, pasi mirë herën e parë, po e dyta?

Jam betuar në kuran dhe për flamur që jam e pastër e do të vazhdoj ta them gjithmonë. Nga shteti më kanë thënë shumë herë që do të më ndihmojnë, por asgjë nuk ka qenë e vërtetë.

Unë të them të drejtën do të vazhdoj, edhe pse kam harxhuar rreth 70 mijë euro nga kursimet e mia nëpër gjyqe, ndryshe nga politikanët tanë që kanë vila e shumë pasuri. Nuk do ta mbyll karrierën dhe do të vazhdoj dhe do të ngre sërish flamurin, edhe pse shteti im më la në rrugë dhe nuk më ndihmoj”, u shpreh Begaj për “Supersport”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport akuza begaj peshengritese akuza begaj peshengritese

Sondazh

Poll