Sport

Kroos i del kundër klubit: Nuk pranoj ulje rroge, nëse nuk ndihmojmë spitalet

7 Prill 2020, 17:54 Nga DOSJA
Kroos i del kundër klubit: Nuk pranoj ulje rroge, nëse nuk

Toni Kroos, futbollisti i Real Madrid dhe Gjermanisë, ka thumbuar me deklaratat e tij të fundit sa i përket shkurtimit të rrogave të futbollistëve në këtë situatë emergjence globale si pasojë e koronavirusit dhe humbjeve të mëdha financiare.

Në një intervistë për “SWR Sport”, mesfushori tha: “Një shkurtim rroge është si një dhurim kot, i humbur, karshi klubit! Jam i favorshëm për të shkurtuar rrogën, por për gjera që kanë kuptim, pra duke ndihmuar njerëzit apo spitalet”.

Kroos kritikon edhe sistemin e futbollit: “Shumë skuadra nuk kanë arkëtime te planifikuara. Varet se sa kohë do të duhet të qëndrojmë kështu në vend. Nëse për shembull futbolli rinis në maj, do të gjenden zgjidhje. Nëse do të duhet të ndalemi deri në vjeshtë, atëherë disa klube nuk do t’ia dalin dot”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kroos real madrid rrogat kroos real madrid rrogat

Sondazh

Poll