Aktualitet

23 emigrantë shqiptarë në tokën neutrale në Kapshticë, vetëm 5 prej tyre do të futen në atdhe

8 Prill 2020, 08:44 Nga DOSJA
23 emigrantë shqiptarë në tokën neutrale në

Korçë- 23 emigrantë shqiptarë ndodhen në zonën neutrale në pikën kufitare të Kapshticës, të cilët kërkojnë që të futen në atdhe. 5 prej këtyre shtetas në pritje janë rezidentë në Shqipëri dhe do të lejohen të futen në atdhe,  ndërsa pjesa tjetër janë rezidentë në vendin fqinj, Greqi dhe do të kthehen mbrapsh.

Së fundmi, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të lejohen të futen në tokën shqiptare, vetëm personat që janë rezidentë në Shqipëri. Kreu i qeverisë deklaroi se  shqiptarët do të karantinohen për 14 ditë në hotele dhe vetë do të paguajë për shpenzimet.

Një ditë më parë, 35 shqiptarë u futën në atdhe nga pika doganore e Kapshticës, të cilët ndodhen në një hotel në qytetin e Korçës, ku do të qëndrojnë për 14 ditë. Shpenzimet këtë herë do të mbulohen nga Këshilli Koordinues i Diasporës, premtim ky i ministrit Pandeli Majki, pasi emigrantët qëndruan disa ditë në tokën neutrale.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emigrantet e bllokuar emigrantet e bllokuar

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Prill 2020, 06:49

Adrian Fandi, një mjek shqiptar me banim në Londër ka ndarë në emisionin “Opinion” përvojën e tij me Covid -19. Ai tregoi se kishte rezultuar pozitiv, por mbi t...