Aktualitet

Pas humbjes me Turqinë, FSHF shkarkon nga detyra trajnerin Christian Panucci

23 Mars 2019, 08:46 Nga DOSJA
Pas humbjes me Turqinë, FSHF shkarkon nga detyra trajnerin Christian

Tiranë Pas humbjes së ndeshjes me Turqinë, FSHF-ja ka shkarkuar nga detyra trajnerin e kombëtares Christian Panucci-n.

Federata Shqiptare e Futbollit ka njotuar se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci.

“E falenderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës. Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual.”, njofon FSHF-ja. 

Shqipëria humbi dje me rezultatin 0-2 me Turqinë dhe ky rezultat nuk u prit mirë nga tifozët shqiptarë por edhe nga vetë Federada e futbollit. 

Menjëherë pas ndeshjes së djeshme  Armand Duka u ul në tavolinë me Edi Rejan, ish-trajnerin e Napolit dhe Atalantës. Italiani nuk drejton një skuadër futbolli që prej vitit 2016 por flitet se mund të jetë zëvendësuesi më i mundshëm i bashkëkombasit të tij, Panuçit.

 J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fshf shkarkon  christian panucc ndeshja shqiperi-turqi fshf shkarkon  christian panucc ndeshja shqiperi-turqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Mars 2019, 08:03

ARRSH njofton punime, devijohet trafiku në dy akse

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se duke nisur nga sot, do të nisë punën për realizimin e punimeve emergjente në kryqëzimet e Domjes dhe Laknasit. E për pasoj...