Aktualitet

Klodiana Lala merr çmimin për ‘Fjalën e lirë’, përzgjidhet mes gazetarëve të Europës Juglindore

23 Mars 2019, 06:44 Nga DOSJA
Klodiana Lala merr çmimin për ‘Fjalën e lirë’,

Tiranë-Gazetarja Klodiana Lala ka marrë së fundmi çmimin  për “Fjalën e lirë” nga Qendra Evropiane për mbrojtjen e Sinjalizuesve.

Lala është përzgjedhur mes gazetarëve të të gjitha vendeve të Evropës Juglindore duke u nderuar me çmimin prestigjioz.

Mark Worth, drejtori i Qendrës Evropiane për të Drejtat e Sinjalizuesve, e vlerësoi  në emër të organizatës, kontributin  gazetares duke theksuar se puna e saj të jep ndjesi të pabesueshme admirimi dhe vlerësimi.

“I kemi parë të gjitha pamjet dhe të gjithë e dimë se çfarë ndodhi. Kjo është arsyeja pse Klodiana ndodhet këtu. E patrembur nga kjo ngjarje, Klodiana raportoi në Janar se një parti politike ka manipuluar zgjedhjet e 2017 në bashkëpunim me grupe të krimit të organizuar duke blerë vota, duke kërcënuar votuesit dhe duke premtuar përfitime të paligjshme. Hetimet e saj për BIRN kanë treguar rreth përgjimeve të zyrtarëve të lartë dhe ish-parlamentarëve se janë përfshirë në blerjen e votave, korrupsion por edhe aktivitete të tjera kriminale. Kjo më jep një ndjesi të pabesueshme admirimi dhe vlerësimi, teksa ju prezantoj fituesen e këtij viti për çmim e fjalës së lirë.”, u shpreh ai. 

Më herë Klodiana Lala është nderuar edhe me çmimin  “Reporteri i vitit 2018”.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet çmimi i fjalës së lirë klodiana lala merr çmimin prestigjoz mark worth çmimi i fjalës së lirë klodiana lala merr çmimin prestigjoz mark worth

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Mars 2019, 08:03

ARRSH njofton punime, devijohet trafiku në dy akse

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se duke nisur nga sot, do të nisë punën për realizimin e punimeve emergjente në kryqëzimet e Domjes dhe Laknasit. E për pasoj...