Art&Argëtim

Bashri Kavaja, futbollisti i talentuar shkodran i Kombëtares shqiptare, që luan me atlete ortopedike si arsye e mungesës së

8 Prill 2020, 09:37 Nga DOSJA
Bashri Kavaja, futbollisti i talentuar shkodran i Kombëtares shqiptare,

Bashri Kavaja

(Futbollisti pa gishtat e këmbëve)

Personalitet n°1 në Shqipëri

Kombëtarja shqiptare sapo ka përfunduar serinë e parë të ndeshjeve ndërkombëtare ku barazoi (1 – 1) me Rumaninë në Bukuresht, humbi me rezultat të ngushtë (2 – 1) ndaj Polonisë në Varshavë, dhe mori barazimin pa gola (0 – 0) me Bullgarinë në Sofje. Një rekord i shkëlqyer për këtë formacion të ri të një vendi që ka vuajtur rëndë nga lufta.

Një nga lojtarët e saj më të mirë është Bashri Kavaja, mesfushor. Ai nuk ndalet kurrë dhe pasimet e tij janë tepër të sakta. Ky atlet nga Shkodra ka një meritë të dyfishtë.

Ai luan, në të vërtetë, me këpucë (atlete) ortopedike. Kavaja kreu detyrën e tij kundër pushtuesve nazistë dhe fashistë në radhët e partizanëve. Këmbët e tij ngrinë gjatë dimrit të tmerrshëm të 1944, ndërsa ishte roje në një post malor. Atij iu desh t’i prisnin të gjithë gishtat e këmbëve. Kavaja nuk u dorëzua kurrë. Ai ndoqi kurset e riedukimit (fizioterapi) dhe mësoi sërish të luante futboll.

Tani ai gjuan me të dyja këmbët dhe vrapon si të gjithë partnerët e tij.

Marrë nga Darsiani.com

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur bashri kavaja bashri kavaja

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 8 Prill 2020, 07:21

MILANO–  Legjenda e operës italiane do të japë një koncert të dielën në katedralen historike Duomo në Milano, Itali, dhe do të transmetohet drejtpërdrejt ...

Art&Argëtim 7 Prill 2020, 16:44

TIRANË- Sot janë publikuar disa foto të panjohura, të cilat i përkasin Shqipërisë së pasluftës, (viti 1947) kur Kryqi i Kuq Shqiptar, me ndihmat e siguruar...