Art&Argëtim

Ermal Mamaqi rreshton mijëra euro nga karantina, sqaron një herë e mirë shqiptarët: Filmi me lekë, online nuk është fala

8 Prill 2020, 08:16 Nga DOSJA
Ermal Mamaqi rreshton mijëra euro nga karantina, sqaron një herë

TIRANË– Aktori i humorit, Ermal Mamaqi, në një lidhje direkte me Rudina Magjistarin në emisionin e pasdites, ka folur edhe për fitimet që po korr nga transmetimi i dy filmave të tij të fundit, online. Në një bisedë rreth nxjerrjes së filmave online, për t’u parë nga njerëzit nëpër shtëpi, Ermal Mamaqi tha se ka pasur një sukses, pasi janë bërë mbi 8000 veta që e kanë ndjekur.

“Neve na e ndërpeu pak virusi rrugën e filmit në kinema…dhe duke qenë se situata ndryshoi menduam ta nxjerrim online dhe me të vërtetë ka shkuar shumë mirë. Filmi është ndjekur nga më shumë se 8000 veta me shumë sukses,”- u shpreh Ermal Mamaqi.

“Filmi “I Love Tropoja” kushton 9.90 euro dhe të dy filmat bashkë kushtojnë 14.90 euro. Mund t’i shikoni sa herë të doni brenda 24 orëve”- shkruhet në website-n e krijuar nga Ermal Mamaqi.

Me një çmim të tillë, i bie që fitimet e aktorit të kenë kaluar shiftrën 80 mijë Euro. Me sa duket Ermal Mamaqi di si ta shfrytëzojë kohën dhe në karantinë. Megjithatë, ai ka bërë edhe një sqarim për të gjithë ndjekësit e tij, duke thënë se shumica e keqkuptuan, dhe menduan se filmi do të ishte online pa pagesë.

 “Ka ndodhur një situatë shumë e bukur dhe me plot homor me këtë gjënë. Se kur unë thash “Hej miq filmi tashmëe është online” dhe më shkruajnë ç’është kjo që ti e ke nxjerrë filmin pa lekë. Ka shumë njerëz që shkruajnë: A është online, po pse është me lekë?”. E kërkojnë online po e kërkojnë falas. Dua të bëj një sqarim për të gjithë shqiptarët, se online nuk është falas por është në link.  Nuk të detyron njeri ta blesh”,– u shpreh Ermal Mamaqi më emisionin e Rudina Magjistarit.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktori i humorit dy gisht mjalt ermal mamaqi filma online filmi i love tropoja aktori i humorit dy gisht mjalt ermal mamaqi filma online filmi i love tropoja

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 8 Prill 2020, 07:21

MILANO–  Legjenda e operës italiane do të japë një koncert të dielën në katedralen historike Duomo në Milano, Itali, dhe do të transmetohet drejtpërdrejt ...

Art&Argëtim 7 Prill 2020, 16:44

TIRANË- Sot janë publikuar disa foto të panjohura, të cilat i përkasin Shqipërisë së pasluftës, (viti 1947) kur Kryqi i Kuq Shqiptar, me ndihmat e siguruar...

Art&Argëtim 7 Prill 2020, 15:54

TIRANË– Ish-velina e Xingut, Rashel Kolaneci, ka zgjedhur të vijë me disa poza të nxehta në këto ditë karantine. Ajo ka postuar një foto me dekoltenë zbulu...