Art&Argëtim

Për herë të parë pas 10 vitesh, koronavirusi bën të mundur çiftëzimin e pandave

8 Prill 2020, 07:01 Nga DOSJA
Për herë të parë pas 10 vitesh, koronavirusi bën

HONG KONG– Pandemia e koronavirusit i ka dhënë nmundësinë një çifti pandash në një kopësht zoologjik në Hong Kong, që të kenë kohë të mjaftueshme për t’u çiftëzuar.

Rojtarët në Parkun të kopshtit zoologjik në Hong Kongut janë përpjekur pa sukses për 10 vite me radhë, që të bëjnë pandat 14-vjeçare Ying Ying dhe Le Le të bashkohen natyrshëm. Një përpjekje dhjetëvjeçare që ishte dëshmuar e pafrytshme.

Sidoqoftë, me kopshtin zoologjik të mbyllur për vizitorët që nga fundi i janarit për shkak të shpërthimit të Covid-19, stafi filloi të vërente ndryshime në sjelljen e kafshëve.

“Që nga fundi i Marsit, Ying Ying filloi të kalonte më shumë kohë duke luajtur në ujë, ndërsa Le Le po linte shenjat e aromave përreth habitatit të tij dhe po i afrohej zonës për aromën e Ying Ying,”– thuhet në një deklaratë nga kopshti zoologjik.

Pas kësaj parathënie, “Ocean Park” me krenari njoftoi se të dy pandat kishin sukses në çiftëzimin natyror.

“Procesi i suksesshëm i çiftëzimit natyror sot është jashtëzakonisht emocionues për të gjithë ne, pasi mundësia e shtatzënisë përmes çiftëzimit natyror është më e lartë sesa nga mbarësimi artificial,” – tha kopshti zoologjik i cili premton të na ruajë të gjithëve të azhurnuar në lidhje me këtë rast të rëndësishëm.

Burimi: shanghaiist

R.L/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete çiftezimi i pandave koronavirusi pandat pandat çiftezohen pas 10 vjetesh çiftezimi i pandave koronavirusi pandat pandat çiftezohen pas 10 vjetesh

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 7 Prill 2020, 16:44

TIRANË- Sot janë publikuar disa foto të panjohura, të cilat i përkasin Shqipërisë së pasluftës, (viti 1947) kur Kryqi i Kuq Shqiptar, me ndihmat e siguruar...

Art&Argëtim 7 Prill 2020, 15:54

TIRANË– Ish-velina e Xingut, Rashel Kolaneci, ka zgjedhur të vijë me disa poza të nxehta në këto ditë karantine. Ajo ka postuar një foto me dekoltenë zbulu...