Art&Argëtim

“E hëngrëm në minutën e fundit si Vllaznia”, Bujar Qamili merr me humor shpërthimin e koronavirusit në Shkodë

7 Prill 2020, 18:48 Nga DOSJA
“E hëngrëm në minutën e fundit si Vllaznia”,

TIRANË– Këngëtari i muzikës popullore Bujar Qamili që prej ditësh është izoluar bashkë me familjarët e tij, ka treguar situtën që po përjeton Shkodra, e konsideruar si ‘vatra e nxehtë’ e koronavirusit. Në një lidhje me Skype, me emisionin “Vizioni i Pasdites”, me humor, Qamili tha se shkodranët e pësuan në minutën e fundit, si Vllaznia.

 “Ne shkodranët në fund e hëngrëm. Edhe ne si Vllaznia, në minutë të fundit. Është hera e parë në jetën time që kam qëndruar kaq shumë dhe kaq gjatë në shtëpi. Ne artistët i kemi të përjavshme udhëtimet  jashtë shtetit udhëtime dhe na ka bërë mirë që të qëndrojmë afër familjes. Nuk duhet të dalim nga shtëpia kjo është gjë e mirë. Çdo udhëzim që jepet nga mjekët duhet zbatuar me rigorozitet. Ne në qytetin tonë mundohemi të jemi mirë duke parë se çfarë po ndodh me Italinë, zoti na ka ruajtur,”- tha Qamili.

Sa i përket lajmit të trishtë që mjeshtri i madh i humorit Gëzim Kruja u nda nga jeta, Qamili u shpreh: E gjithë Shkodra dhe e gjithë shqipëria nuk e priti mirë. Ai ka qenë një ndër personalitetet më të shquar të artit shqiptar. Nuk kishte si të kishte më keq për Shkodrën. Përcjellja e tij duhet të ishte bërë te teatri Migjeni. Nuk gjej fjalë çfarë të them është një dhimbje shumë e madhe.

Shkodra është konsideruar si ‘vatra e nxehtë’ e koronavirusit, pasi 12 persna u infektuan pas marrjes pjesë në një ceremoni mortore. Ndërkohë, në Shqipëri ka shkuar në 383 numri i të infektuarve nga koroanvirusi. 22 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 131 të tjerë janë shëruar.

Tek Infektivi asnjë pacientë nuk është në intubacion, ndërsa tek “Shefqet Ndroqi” 3 janë në gjendje të rëndë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, qytetarët duhet të kufizojnë takimet me njëri-tjetrin, pasi sipas rasteve të fundit virusi po përhapet brenda rrethit familjar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz bujar qamili koronavirusi ne shqiperi shkodra bujar qamili koronavirusi ne shqiperi shkodra

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 7 Prill 2020, 16:44

TIRANË- Sot janë publikuar disa foto të panjohura, të cilat i përkasin Shqipërisë së pasluftës, (viti 1947) kur Kryqi i Kuq Shqiptar, me ndihmat e siguruar...

Art&Argëtim 7 Prill 2020, 15:54

TIRANË– Ish-velina e Xingut, Rashel Kolaneci, ka zgjedhur të vijë me disa poza të nxehta në këto ditë karantine. Ajo ka postuar një foto me dekoltenë zbulu...