Art&Argëtim

Ermal Mamaqi: Kur blini ushqime merrni dhe një libër që të ushqeni mendjen

7 Prill 2020, 20:57 Nga DOSJA
Ermal Mamaqi: Kur blini ushqime merrni dhe një libër që të

TIRANË– Për programin “Rudina” në Tv Klan këtë pasdite në një lidhje në Skype ishte prezantuesi dhe aktori i njohur Ermal Mamaqi.

Në lidhje me këtë periudhë vetëizolimi, Ermali shprehet se kohën po e shfrytëzon edhe për të lexuar, si një mënyrë mjaft e mirë për të ushqyer mendjen.

Ermal Mamaqi: Sidomos në këto kohë që po jetojmë, këto libra që lexoj unë dhe ca miqtë e mi, besoj se do ju bëjnë punë shumë njerëzve. Nuk e di nëse janë hapur libraritë dhe bibliotekat, por do të ishte një ide shumë e mirë për mendjen që në atë orën që shkoni blini ushqimin për trupin, të shkoni të blini dhe një libër që të ushqeni mendjen. Një libër shumë i mirë për të ushqyer mendjen është “Zbulo gjigandin brenda teje”, i Tony Robbins. Unë po e rilexoj në fakt, se e kam lexuar dy herë, por është koha shumë e mirë për ta lexuar tani. Një nga gjërat që mund të mësoni aty është që çdo gjë që ndodh, ndodh për një arsye të mirë. Ajo që ndodh nuk është ajo që ndodh, por është ajo që si ti e interpreton atë që ndodh. Për ca njerëz, kjo që po ndodh tani është e tmerrshme, por për ca njerëz mund të jetë shumë e mirë. Është në dorën tuaj ta përcaktoni. Unë dua t’ju them gjithë njerëzve që ta shfrytëzojnë këtë kohë për një fokus tek vetja dhe të orientohen drejt një mënyre si të arrijnë kualitetin e vlerave të veta.

Marrë nga tvklan.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ermal mamaqi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 ermal mamaqi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 7 Prill 2020, 16:44

TIRANË- Sot janë publikuar disa foto të panjohura, të cilat i përkasin Shqipërisë së pasluftës, (viti 1947) kur Kryqi i Kuq Shqiptar, me ndihmat e siguruar...

Art&Argëtim 7 Prill 2020, 15:54

TIRANË– Ish-velina e Xingut, Rashel Kolaneci, ka zgjedhur të vijë me disa poza të nxehta në këto ditë karantine. Ajo ka postuar një foto me dekoltenë zbulu...