Bota

‘Dialogu’/ Haradinaj thirrje BE e SHBA: Kemi nevojë për ndihmën tuaj për realizmin e marrëveshjes

22 Mars 2019, 13:29 Nga DOSJA
‘Dialogu’/ Haradinaj thirrje BE e SHBA: Kemi nevojë për

KOSOVË- Kryeministri Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që të ndihmojnë  me arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke.

Këto komente Haradinaj i ka bërë në fillimin e punimeve në rrugën “Rruga e tre Heronjve, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”, Prishtinë – Mitrovicë.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se kjo rrugë është një arterie që lidh ekonominë e vendit me ekonomitë fqinje, edhe me Serbinë.

Kreu i Qeverisë tha se interesi i Kosovës është që të jetojnë në një Ballkan, ku të gjithë janë të lirë dhe ku të gjithë e njohin njëri tjetrin në kufijtë e vet.

Derisa të vije tek kjo ditë, Haradinaj tha se punët që janë në përgjegjësinë e tyre do t’i përfundojnë, duke thënë se do të ndërtojnë rrugë e ura.

Është një arterie që mund ta lidh ekonominë e vendit tonë me ekonomitë fqinje, pra me ekonomitë e Serbisë. Interesi ynë është që të jetojmë në një Ballkan ku të gjithë janë të lirë, të gjithë janë të respektuar, e njohin njëri tjetrin në kufijtë e vet, me të drejtat e veta dhe njëkohësisht një tregti e lirë dhe një shkëmbim. Kuptohet për të arritur deri tek kjo ditë ne ato që janë në përgjegjësitë tona do t’i kryejmë, pra do të ndërtojmë rrugë e do të ndërtojmë ura dhe do të hapim ura, sepse ajo është detyra jonë. Por, po ashtu i bëjmë thirrje partnerëve tanë, Bashkimit Evropian, ShBA-ve që të na ndihmojnë për atë që nuk është në kapacitetin tonë, që më në fund të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni be dialogu kosove-serbi ramush haradinaj shba be dialogu kosove-serbi ramush haradinaj shba

Sondazh

Poll