Bota

Bilanc tragjik në SHBA, shkon mbi 11 mijë numri i viktimave nga Covid-19, 38 mijë të infektuar

7 Prill 2020, 17:19 Nga DOSJA
Bilanc tragjik në SHBA, shkon mbi 11 mijë numri i viktimave nga

SHBA–  Në SHBA numri i viktimave nga Covid-19 është rritur ndjeshëm ku vetëm gjatë 24- orëve të fundit kanë humbur jetën 1,036. Në total numri i viktimave ka shkuar në  11.907.

Ndërkohë brenda ditës kanë rezultuar pozitiv me sëmundjen vdekjeprurëse 13,740 dhe numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 38, 0744. Sipas të dhënave deri më tani janë shëruar mbi 21 mijë persona dhe në gjendje kritike për jetën janë 9.104 pacientë.

1.34 milion njerëz janë infektuar me koronavirus në të gjithë botën, ndërsa 74,000 të tjerë kanë vdekur. Italia ka arritur në shifrat e 94.067 të infektuarve dhe mbi 17 mijë numri i viktima, ndërsa Spanja ka pozitivë 140,511persona, dhe 13,897  viktima.

Kina, vendi ku filloi pandemia Covid-19 nuk ka regjistruar më vdekje të reja që prej janarit, ndërkohë që rastet e reja janë të gjithë të importuara nga jashtë. Japonia ka nisur të marrë menjëherë masat për parandalimin e koronavirusit, por ekspertët kanë frikë së mund të jetë tepër vonë. Ndërsa Koreja e Jugut po ecën me ritmet e Kinës, pasi vetëm dje regjistroi 47 infektime të reja.

Sa i përket rajonit, Serbia ka më shumë të infektuar, plot 2200 të tillë dhe 58 viktima, ndërsa 1755 pozitivë me covid-19 janë shënuar në Greqi. Vendi gjithashtu ka 81 viktima. Maqedonia e Veriut, ka shkuar në 570 të prekur dhe 23 vdjekje.

Burimi:Worldmeters

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll

Bota 7 Prill 2020, 17:19

TIRANË– Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se Bashkimi Europian po siguron më shumë se 15 miliardë euro për t’u ardhur në...

Bota 7 Prill 2020, 16:34

TIRANË- Ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur sot për situatën e Koronavirus në Kosovë. Në një lidhje direkte me emisionin “Vizioni i Pasd...