Sport

“Do ta fitoj edhe këtë betejë”, fjalët e fundit të Skënder Kurtit, trajnerit që humbi jetën nga koronavirusi

7 Prill 2020, 16:52 Nga DOSJA
“Do ta fitoj edhe këtë betejë”, fjalët e fundit

TIRANË- Ish- kampioni i boksit Skënder Kurti nuk ia doli të fitonte betejën me koronavirusin, edhe pse ishte shumë pranë. Mbrëmjen e së shtunës ai mbylli sytë përgjithmonë, pasi nuk mund të “shtrinte në tapet” koronavirusin siç ka bërë me shumë kundërshtarë të tjerë në ring gjatë karrierës së tij. Kristian Demaj është boksieri që ka fituar disa tituj ndërkombëtar nën drejtimin e Skënder Kurtit si trajner i tij. Boksieri shkodran tregon se si e mori vesh lajmin e ndarjes nga jeta të profesor Nerit (siç e thërrisnin të gjithë).

“E mësova pikërisht nga media dhe komunikova me djalin e profesorit. Profesori ishte miku ynë. Komunikim kryesor e kam patur me djalin, me Renaton, që vazhdimisht përsëriste mësimin që na ka dhënë profesori. ‘Babi thoshte do ta fitoj edhe këtë betejë’. Besimi ka qenë në maksimum që do ia dali. Ishte një dhimbje e madhe, nuk gjej fjalë të përshkruaj dhimbjen për profesoer Nerin, Për të gjithë brezat do mbesë një motiv.”

Boksieri shkodran tregon karakterin e Skënder Kurtit dhe çfarë trashëgimie la për boksierët e tjerë por edhe për vetë Kristian Demaj. “Absolutisht te unë la pas shpirtin e garës. Të gjithë sportistët kur humbin ndonjë ndeshje është e vështirë, por profesori na e bënte sikur e kishim fituar jo humbur. Na motivonte, e bënte në përgjithësi edhe për jetën.”

Për sjelljen e Skënderit, fjalë shumë të mira për të në rrjetet sociale. “Një ndër tiparet e tij ka qenë qetësia. Nuk u bënte kurrë me nerva dhe kurrë nuk dilte jashtë kontrollit. Edhe kur Vllaznia ia merrte titujt u shfaqte sikur ishte me nerva, por unë e dija se ai me të vërtetë vlerësonte meritat e çdo sportisti që shpallej kampion. Kishte vlerësim të drejtë për çdo sportist.”

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kristian demaj masat kunder covid 19 skënder kurti kristian demaj masat kunder covid 19 skënder kurti

Sondazh

Poll