Aktualitet

Zbardhet SHKRESA/ Lista me mjetet që kërkoi Shqipëria t’i dërgonte NATO : Shtretër, dollapë, veshje dhe ventilatorë

7 Prill 2020, 15:30 Nga DOSJA
Zbardhet SHKRESA/ Lista me mjetet që kërkoi Shqipëria t’i

TIRANË– Është zbardhur dokumenti ku shihet kërkesa  Shqipërisë, drejtuar NATO-s, për një sasi ndihmash me materiale mjekësore. Në listën e publikuar nga Dosja.al shihet se ndihma i është kërkuar Qendrës Euroatlantike të Koordinimit ndaj Fatkeqësive.

Shkresa mban datën 27 mars, dhe lista përbëhet nga maska mbrojtëse, kasak mbrojtëse, njësi monitorimi, etj.

Lista e mjeteve:

2 mijë kaska mbrojtëse CPAP

2 mije kaska mbrojtëse NIV

200 njësi monitorimi kontrolli

1 mijë Matës të rrjedhës së oksigjenit

300 mijë Doreza nitrile 230 mm

200 mijë veshje mbrojtëse për mjekët

1 milion maska kirurgjikale

500 mijë maska FFP3

500 monitorë me shumë parametra

500 pompa shiringe

300 ventilatorë për kujdes intensiv (me kompresorë ajri)

500 ventilatorë për kujdes nën-intensiv (me baze turbine)

500 shtretër me dyshekë

500 pajisje për shtretërit

500 dollapë për veshjet

Kryeministri Edi Rama deklaroi në fund të muajit mars se qeveria shqiptare ka kërkuar ndihmë nga NATO për përballimin e situatës së COVID-19. Në një intervistë për emisionin “Top Talk” në Top Channel, Rama tha se kërkesa është bërë njësoj siç kanë bërë vendet e tjera. Ndërkohë në Shqipëri ka shkuar në 383 numri i të infektuarve nga koroanvirusi. 22 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 131 të tjerë janë shëruar. Tek Infektivi asnjë pacientë nuk është në intubacion, ndërsa tek “Shefqet Ndroqi” 3 janë në gjendje të rëndë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, qytetarët duhet të kufizojnë takimet me njëri-tjetrin, pasi sipas rasteve të fundit virusi po përhapet brenda rrethit familjar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mjete per perballimin e covid-19 nato mjete per perballimin e covid-19 nato

Sondazh

Poll