Bota

Britania merr ‘frymë’ e qetë, dalin rezultatet e analizave për Boris Johnson: Nuk ka pneumoni!

7 Prill 2020, 12:15 Nga DOSJA
Britania merr ‘frymë’ e qetë, dalin rezultatet e analizave

BRITANI E MADHE- Boris Johnson nuk është diagnostikuar me pneumoni dhe nuk është vendosur që të marrë frymë në një ventilator, megjithatë vijon që të qëndrojë në kujdesin intensiv. Zëdhënësi zyrtar i Kryeministrit këmbënguli se Johnson ishte “i qëndrueshëm” dhe në “humor të mirë”.

Zëdhënësi i Johnson tha se kryeministri ishte i qëndrueshëm gjatë natës dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Johnson e kaloi natën në kujdes intensiv pas simptomave të tij të COVID-19, u përkeqësua dhe për pasojë kishte vështirësi në frymëmarrje.”–  tha ai.

Para daljes së analizave mjekët u frikësuan se mund të kishte pneumoni prandaj  dhe  e vendosën nën kujdesin intensivë për më shumë siguri.

Përvçse po merr frymë pa ventilator, zëdhënësi shtoi se Kryeministri të gjithashtu nuk ka marrë oksigjen “jo-invaziv”.

55 vjeçari, u shtrua në spitalin St Thomas të dielën pasi prej 10 ditësh simptomat e tij të koronavirusit ishin përkeqësuar, duke i shkaktuar shumë probleme kryesisht me mushkëritë. Por tashmë me daljen e analizave është konfirmuar se kryeministri britanik nuk ka pneumoni.

Burimi: Mirror 

k.m; a.c/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson koronavirusi në britaninë e madhe boris johnson koronavirusi në britaninë e madhe

Sondazh

Poll

Bota 7 Prill 2020, 11:31

ANGLI– Britania e Madhe mund të kishte shënuar 66,000 viktima nga koronavirusi, me shifrat më të larta se çdo komb në Evropë, kanë thënë shkencëtarët.Mod...