Bota

Vladimir Putin: Optimizmi dhe sensi i humorit do ta ndihmojnë Johnsonin të shërohet

7 Prill 2020, 12:30 Nga DOSJA
Vladimir Putin: Optimizmi dhe sensi i humorit do ta ndihmojnë Johnsonin

RUSI– Ditën e sotme Presidenti rus Vladimir Putin, i ka uruar kryeministrit britanik Boris Johnson një shërim sa më të shpejtë nga koronavirusi, i cili gjendet në spital prej 2 ditësh.

Putin më tej ka thënë se Johnson do ta kalojë këtë situatë të vështirë, ku sipas tij optimizmi dhe sensi i tij i humorit që ka kryeministri britanik do ta ndihmojnë atë të bëhet më mirë.

“Dëshiroj t’u shpreh mbështetjen time të sinqertë në këtë moment të vështirë për ju. Jam i sigurtë se energjia juaj, optimizmi dhe sensi i humorit që keni do t’iu ndihmojnë ta mundni sëmundjen.”-ka thënë Putin.

55 vjeçari, u shtrua në spitalin St Thomas të dielën pasi prej 10 ditësh simptomat e tij të koronavirusit ishin përkeqësuar, duke i shkaktuar shumë probleme kryesisht me mushkëritë.

Burimi: brecorder.com 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnosn vladimir putin boris johnosn vladimir putin

Sondazh

Poll

Bota 7 Prill 2020, 11:31

ANGLI– Britania e Madhe mund të kishte shënuar 66,000 viktima nga koronavirusi, me shifrat më të larta se çdo komb në Evropë, kanë thënë shkencëtarët.Mod...