Bota

COVID-19/ Shkon në 4 numri i viktimave në Kosovë, humb jetën 65-vjeçari nga Ferizaj

7 Prill 2020, 12:09 Nga DOSJA
COVID-19/ Shkon në 4 numri i viktimave në Kosovë, humb jetën

Kosovë- Shkon në 4 numri i viktimave në Kosovë nga COVID-19, humb jetën 65-vjeçari nga Ferizaj. Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar së fundmi se 65-vjeçari i infektuar me COVID-19, humbi jetën pasi pësoi arrest kardiak. Ndërkohë, numri i personave të infektuar në Kosovë, ka shkuar në 170. Ditën e sotme janë konfirmuar edhe 5 raste të reja.

Njoftimi i plotë:

PESË RASTE ME COVID-19Sot më 07.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 13 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, pesë (5) prej tyre kanë rezultuar pozitive. Rastet pozitive kanë kërkuar ndihmë në Klinikën emergjente, Një prej të cilëve ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore e që pas testimit post mortem ka rezultuar pozitiv. Një punëtornga Malisheva dhe një nga Mitrovica. Një pacient nga Gjilani po hulumtohen kontaktet dhe një laborant nga Gjakova.Nga data 08.02.2020 deri me 07.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.106 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 170 raste me 4 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3.304 kontakte të rasteve.9), Serbi (58), Luksemburg (41), Hungari (38), Slloveni (30), Bullgari (22), Shqipëri (21), Maqedoni e veriut (21), Kroaci (16) dhe Mali i Zi (2).JU LUTEMI QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!Ju faleminderit për mirëkuptim!

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne kosove viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Bota 7 Prill 2020, 11:31

ANGLI– Britania e Madhe mund të kishte shënuar 66,000 viktima nga koronavirusi, me shifrat më të larta se çdo komb në Evropë, kanë thënë shkencëtarët.Mod...