Koronavirusi bën kërdinë/ Në Itali vdesin 94 mjekë, 26 infermierë dhe 6 farmacistë, 12.681 punonjës të shëndetësisë
7 Prill 2020, 10:59Nga DOSJA
ITALI– Italia mes mijëra viktimave nga koronavirusi ka edhe dhjetëra infermierë që s’kanë mundur t’i bëjnë ballë kësaj lufte.
Prej kur janë shënuar rastet e para në Itali e deri më tani kanë humbur jetën 26 infermierë, 94 mjekë dhe 6 farmacistë nga Covid-19.
Ky lajm është bërë me dije nga Federata Kombëtare e Urdhërit të Infermierëve (Fnopi), e cila thekson se brenda 48 orëve numri i infermierëvë të infektuar është i barabartë me një të tretën e totalit me të infektuar në të njëjtën periudhë kohe.
Kështu shihet që në Itali stafet e spitaleve kanë më shumë të infektuar nga COVID-19.
Farmacistët
Brenda pak ditësh 6 farmacistë vdiqën për shkak të Covid-19: Patrizio Forti Paolini, Francesco De Donno dhe Antonio Perani, i pari në Santa Vittoria në Mantenano (Fermo), i dyti në Maglie ( Lecce), i treti në Paratico saveia), kanë raportuar autoritetet përkatëse në vend.
Numri i mjekëve të vdekur shkon në 94
Edhe numri i mjekëve që vdiqën nga koronavirusi është rritur në 94,ku shtatë vdekje të tjera janë regjistruar që prej ditës së djeshme. Federata e urdhrit mjekësor (Fnomceo) e ka bërë me dije këtë tëlajm të hidhur në faqen zyrtare duke renditur numrin e mjekëve të vdekur nga virusi. Midis 7 vdekjeve të reja është një kardiolog në pension, një mjek në profesion dhe një dentist. Në total, sipas të dhënave të Istituto Superiore di Sanità të përditësuara mbrëmjen e djeshme, 12.681 punonjës shëndetësorë janë të infektuar nga virusi.
BRITANI E MADHE- Boris Johnson u transferua në pavionin e reanimacionit në Spitalin St Thomas pas këshillës së mjekëve të tij, tha qeveria në Londër. Ishte një ...
BRITANI E MADHE– Kryeministri britanik Boris Johnson ka kaluar edhe natën e dytë në spitalin e St.Thomas në Londër pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua...
BRITANI E MADHE-Rregulli i vendosur, detyron që nga një familje të shkojë në supermarket vetëm një person për të bërë blerjet, me qëllim që të ndihmojnë klientë...
SHBA– Boris Johnson që ditën e djeshme është shtruar në spitalin në Londër pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua e tashmë kur ai është nën kujdesin inten...
FRANCË– Larg të qenit unanime, ‘Le Parisien’ në çdo rast ka arritur që njerëzit të flasin për të. Për këtë arsye, të dielën, gazeta u përqëndrua tek...
BRITANI E MADHE- Së fundmi janëpunlikuar pamje të reja të stafit të spitalit në Londër, të cilët janë edhe vijën e parë të luftës kundër koronavirusit.Mjekët d...
Europë-Në një kohë që pandemia e Coronës ka bërë që shumë sipërmarrjeve t’u shterojnë rezervat e të bjerë në koma ekonomia europiane, ministrat e Financave të B...
KINË– Atje shpërtheu virusi, por sot po bën kërdinë në Europë. Sipas mediave të huaja mësohet senë 24 orët e fundit Kina nuk ka shënuar asnjë vdekje nga C...
SHBA-Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi i parë në botë për numrin e të infektuarëve nga Covid-19 dhe tashmë është treta në listën e vendeve për numrin ...