Bota

Keq ‘puna’ në Angli! Fillon ndarja e ushqimit me racion, ndalohen njerëzit të bëjnë blerje me shumicë: Jo më shumë s

7 Prill 2020, 09:50 Nga DOSJA
Keq ‘puna’ në Angli! Fillon ndarja e ushqimit me racion,

BRITANI E MADHE-Rregulli i vendosur, detyron që nga një familje të shkojë në supermarket vetëm një person për të bërë blerjet, me qëllim që të ndihmojnë klientët dhe punëtorët e dyqaneve të mbrohen më mirë nga koronavirusi.

“Nga sot, ne po u kërkojmë të gjithëve dhe u lutemi që dërgojnë vetëm një të rritur për çdo familje në dyqanet tona. Kjo na ndihmon t’i mbajmë njerëzit larg njëri-tjetrit të sigurt dhe gjithashtu ndihmon në zvogëlimin e rradhëve që krijohen për të hyrë në dyqane. Ekipet tona të dyqaneve nuk do të pranojnë më shumë se një person të rritur prej një familje në dyqan. Fëmijët natyrisht janë të mirëpritur nëse prindërit nuk janë në gjendje t’i lënë vetëm në shtëpi.” – tha shefi ekzekutiv i supermarketeve, Mike Coupe, për klientët.

Ndërkohë ky rregull po vihet në zbatim në linjat e supermarketeve “Sainsbury” sëbashku me një rregull të ri, “Kufizimin e blerjeve të artikujve ushqimorë me shumicë”.

Ky rregull ka hyrë në fuqi prej të dielës që lamë pas, duke ndërprerë rreptësisht blerjet në masë të madhe, ku për pasojë çdo ditë në Britani raftet e supermarketeve boshatiseshin brenda ditës.

“Shumica e njerëzve tani thjesht po blejnë ato produkte që u nevojiten atyre dhe familjeve të tyre. Kjo do të thotë që ne shpesh përballemi me rafte të boshatisura në fund të ditës. Prandaj dhe nuk duhet të ndodh më.”– tha Mike Coupe.

Coupe ndër të tjera shton se limiti i numrit të artikujve që klientët mund të blinin do të fillojë të hiqet. Kufizimet kanë prekur edhe vezët e Pashkëve. Një person mund të blejë deri në tre vezë, jo si para një viti kur të gjithë blinin me shumicë. Ndërkohë Coupe tha se limiti do të përfshijë edhe ushqimet e përditshme, si qumështin UHT, makaronat dhe domatet e konservuara.

Në fillim të kësaj jave, supermarketet si: Aldi, Lidl, Morrisons dhe Waitrose njoftuan frenimin e blerjeve në sasi të madhe pasi Mbretëria e Bashkuar hyri në javën e dytë të izolimit nga Covid-19.

Shefi ekzekutiv i supermarketeve gjithashtu tha që shërbimi i Sainsbury online për ushqimeve kishte pësuar një zgjerim të konsiderueshëm duke ofruar 370,000 shpërndarje në shtëpi. Ai shtoi se kompania kishte ndihmuar më shumë se 450,000 klientë të moshuar ose të infektuar që janë izoluar në shtëpi.

Limitet që kanë vendosur supermaketet për prokuktet ushqimore:

Sainsbury

Kufizimet: Jo më shumë se 3 pako makarona, domate të konservuara dhe qumësht.

Tesco

Ndërkohë ky dyqan kufizon qumështin dhe sapunin për duart.

Morrisons

Në këtë market ka kufizime dhe lejohet blerja deri në dy pako e letrave higjenike dhe sapunëve.

Co-op

Kufizon për klientët blerjen me shumicë të të gjitha produkteve. Konkretisht një klient mund të blejë vetëm dy kuti vezësh në dyqan.

Waitrose

Çdo produkt ushqimor mund të blihet deri në 3 pako, ndërsa letrat higjenike lejohen deri në 2 pako për person.

Lidl

Kufizon vetëm blerjen letrave higjenike dhe jo ushqimet apo vezët si në rastet e mësipërme.

Aldi

Në këtë supermaket ka shumë kufizime:  Si në artikujt ushqimorë përfshirë dhe detergjentët, sapunin, zbardhuesin, letrat higjenike, makaronat, domatet e konservuara dhe fasulet, me nga dy pako për secilën prej tyre.

Marks & Spencer

Kufizon për klientët blerjen e më shumë se dy pakove me vezë.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britani e madhe koronavirusi ne britani sainsbury britani e madhe koronavirusi ne britani sainsbury

Sondazh

Poll