Bota

“Ka nevojë për katër litra oksigjen në kujdes intensiv” Spitali flet për gjendjen shëndetësore të Boris Johnson

7 Prill 2020, 10:15 Nga DOSJA
“Ka nevojë për katër litra oksigjen në kujdes

BRITANI E MADHE– Kryeministri britanik Boris Johnson ka kaluar edhe natën e dytë në spitalin e St.Thomas në Londër pasi  gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua shumë si shkak i koronavirusit.

Siç kanë shkruar edhe mediat e huaja mbrëmjen e së hënës ai ishte në terapi intensive teksa zbulohet se kryeministrit britanik në këtë fazë  që është i duhen 4 litra oksigjen për shkak të frymëmarrjes, kanë thënë mjekët në spitalin ku ai po trajtohet.

Johnson po trajtohen me oksigjen dhe me ventilator ndërkohë që për shëndetin e tij janë interesuar qeveria që drejton. Mbretëresha Elizabeth ll si edhe Presidenti Donald Trump i SHBA që u ka kërkuar kompanive të ilaçeve ta ndihmojnë. Gjithashtu edhe e fejuara e Johnson që është shtatzënë rezultoi pozitive dhe ndodhet e izoluar në shtëpi e vetme.

 

55 vjeçari, u shtrua në spitalin St Thomas të dielën pasi prej 10 ditësh simptomat e tij të koronavirusit ishin përkeqësuar, duke i shkaktuar shumë probleme kryesisht me mushkëritë.

Burimi: TheSun 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kryeministri britanik boris johnson kryeministri britanik boris johnson

Sondazh

Poll