Bota

‘Nuk mund ta përballojmë këtë goditje” Brenda njësisë së kujdesit intensiv në spitalin e Londrës, ku heronjtë po l

7 Prill 2020, 08:04 Nga DOSJA
‘Nuk mund ta përballojmë këtë goditje” Brenda

BRITANI E MADHE- Së fundmi janëpunlikuar pamje të reja të stafit të spitalit në Londër, të cilët janë edhe  vijën e parë të luftës kundër koronavirusit.

Mjekët dhe infermierët në Spitalit  në Londër thonë se kurrë më parë nuk kanë parë diçka të tillë, ndërkohë që ata ende nuk  kanë prekur pikun e koronavirusit.

Medikamentet dhe pajisjet mbrotëse, ventilatorët e shumë mjete të tjera  tregohen nga afër në këtë video duke monitoruar pacientët e shtruar që janë nën kujdesin intensiv, në të ashtuquajturën “zonë e kuqe”. Por shpërthimi i koronavirusit ndikon në shëndetin mendor dhe fizik të stafit, disa prej tyre thonë se janë duke luftuar për të përballuar presionin dhe po vuajnë nga sulme paniku. Por mjekët janë të vendosur të bëjnë punën sa më mirë të munden punën, e t’ia dalin në këtë luftë.

Duke folur për BBC News, Elaine Thorpe tha: Unë kam qenë një infermiere e kujdesit intensiv për rreth 23 vjet, por kurrë nuk kam parë diçka të tillë, madje edhe kur shpërthyen bombat në Londër. Unë kurrë nuk e kam parë vendin në një situatë të tillë.

Ajo tha se kriza shëndetësore do të vazhdojë për aq kohë sa njerëzit të refuzojnë t’i kushtojnë vëmendje bllokimit që ka urdhëruar qeveria, deri në atë pikë ku shërbimi shëndetësor mund të mos ketë më pajisje për të përballuar.

Këshilltari i kujdesit kritik Dr Jim Down tha që vetëm dy pacientë në njësi nuk janë për trajtimin Covid-19 dhe se fluksi i pacientëve të infektuar është “plotësisht i paimagjinueshëm”.

“Ne nuk mund të përballojmë një goditje të madhe, thjesht nuk mundemi.”– tha ai.

Dr.Down theksoi se koronavirusi nuk është vetëm i rrezikshëm për të moshuarit dhe tha se ai ishte i befasuar me numrin e pacientëve në të dyzetat e tyre  kanë ardhur për një trajtim urgjent për të shpëtuar jetën.

Pamjet shqetësuese tregojnë se mjekët kujdesen për pacientë në gjendje të rëndë, të cilët kanë nevojë për ventilatorë në mënyrë që të marrin frymë në mënyrë të qëndrueshme kur mushkëritë e tyre të nuk funksionojnë siç duhet. Pamjet nga fronti i parë i luftës  në Spitalin Royal Bournemouth tregojnë menaxheren e spitalit Ella Gordula e cila me lot në sy flet për dy pacientë që vdiqën nga koronavirusi pa pasur asnjë familjar pranë tyre.

Numri i njerëzve që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar arriti 5373 dje pasi 439 të tjerë u konfirmuan të vdekur. Në total 51.608 njerëz në vend janë diagnostikuar të infektuar.

Burimi: METRO 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ella gordula londer ella gordula londer

Sondazh

Poll