Politike

Kongresi i PS, Servet Pëllumbi: Në Shqipëri nuk protestojnë jelekverdhët, jeleku anti-plumb i Berishës është vjetëruar

23 Mars 2019, 10:22 Nga DOSJA
Kongresi i PS, Servet Pëllumbi: Në Shqipëri nuk protestojnë

TIRANË– Ish-kryeparlamentari Servet Pëllumbi, dhe një nga figurat më të njohura të Partisë Socialiste, ka folur jashtë Kongresit të PS dhe ka thënë se situata politike nuk duhet të përfundojë në zgjedhje të parakohshme.

Pëllumbi ka krahasuar protestuesit e PD me jelekverdhët në Paris, dhe tha se mes tyre nuk ka ngjashmëri, pasi liderit historik të PD, Sali Berisha i është vjetëruar edhe jeleku.

“Gjithnjë mund të bëjë më shumë. Kryesorja për të realizuar programin që ka premtuar para elektoratit.Nuk ka gjë të jashtëzakonshme. Jelekverdhët kanë 5 muaj që veprojnë dhe Macron vazhdon punën i qetë. Kur e teprojnë, vepron ligji. Në Shqipëri nuk janë jelekverdhët, dhe jeleku antiplumb i Sali Berishës është vjetruar. Nuk ka pse bëhën zgjedhje të parakohshme.  Mund të bëhen zgjedhje të parakohshme kur humbet maxhorancanë dhe nuk miraton dot një ligj”-tha Pëllumbi.

Ditën e sotme, Partia Socialiste ka mbledhur Kongresin. Në këtë kongres pritet të bëhet rikonfirmimi i kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe i kryebashkiakëve të tjerë socialistë që do të garojnë sërish në zgjedhjet lokale 2019.

(F.G/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kongresi i socialisteve 23 mars sali berisha servet pellumbi kongresi i socialisteve 23 mars sali berisha servet pellumbi

Sondazh

Poll