Bota

Boris Johnson në spital, mbetet vetëm e fejuara shtatzënë, e shqetësuar për të po telefonon miqtë dhe…

7 Prill 2020, 07:02 Nga DOSJA
Boris Johnson në spital, mbetet vetëm e fejuara shtatzënë, e

BRITANI E MADHE- Kryeministri Boris Johnson është shtruar mbrëmjen e djeshme në spital pasi gjendja e tij shëndetësore është rënduar për shkak të koronavirusit. 55-vjeçari është mbajtur gjithë natën në kujdes intensiv dhe me oksigjen pasi nuk merrte dot frymë.

Po e fejuara e tij, 24 vite më e re, e cila pret edhe një fëmijë nga Johnson si është? Po ashtu pak ditë më parë edhe Carrie Symonds prannoi se gjithashtu është e infektuar me koronavirus duke shtuar se ka filluar që të ndjehet keq.

Por përveç gjendjes së saj delicate, Carrie është shqetësuar shumë edhe për kreun e qeverisë britanike. Burime për mediat vendase bëjnë me dije se 32-vjeçarja gjatë gjithë kohës merr në telefon miqtë e saj dhe u tregon se sa e shqetësuar është.

“Ajo po merr në telefon shoqet duke u thënë atyre se sa e shqetësuar është për Borisin.”

Kreu i qeverisë britanike pranoi se ishte infektuar nga koronavirusi, ndërkohë vijoi që të qëndonte në detyrë, deri në ditën e djeshme kur simptomat e tij u përkeqësuan.  

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson carrie symonds koronavirusi ne angli boris johnson carrie symonds koronavirusi ne angli

Sondazh

Poll